Përveç programeve tradicionale filmike të PriFest-it, edicioni i dhjetë i festivalit sjell edhe dy programe të reja.
Programi Garues i filmave Studentorë dhe Programi i filmave Eksperimental janë dy programe të reja të cilat do ta pasurojnë edhe më tepër festivalin dhe japin mundësi të reja për dashamirët e filmit, dhe jo vetëm. Derisa me Programin Garues të filmave Studentorë do të mbulohet një zbrazëti në prezentimin dhe garën e filmave studentorë si pasojë e ndërprerjes së festivalit studentor “Skena UP”, me Programin e filmave Eksperimental shtohet edhe një program interesant jo vetëm për filmbërësit dhe filmofilët, por edhe për artistët vizuel dhe ata që parapëlqejnë këto arte.
Programi i filmave Eksperimental vjen në PriFest me gjithsej 4 filma: 1 premierë botërore, 2 premiera regjionale, dhe 1 evropiane.
Ndërsa në listën prej 7 filmave në Programin Garues të filmave të Studentëve, që vijnë nga Polonia, Bosnia, Izraeli, Turqia dhe Kosova, mund të gjeni 1 premierë botërore, 1 premierë ndërkombëtare, 1 regjionale, 1 evropiane dhe 3 premiera kosovare. Premierën e tij botërore do ta ketë filmi “Dielli” nga Mjellma Istrefi, studente e Filmit dhe Mediave Dixhitale në Universitetin Amerikan në Romë.
Lista e plotë e Programit të filmave Studentorë:
1. This must be the ritual (Poloni), Premierë Evropiane
2. Reenactment (Bosnje dhe Hercegovinë), Premierë Ndërkombëtare
3. Big sister (Izrael), Premierë Kosovare
4. Pulse (Izrael), Premierë Kosovare
5. Mustacheland (Turqi), Premierë Regjionale
6. The wheel (Kosovë), Premierë Kosovare
7. Dielli (Itali, Kosovë), Premierë Botërore.
Përvec filmave garues, në seksionin e filmave studentor do të shfaqet edhe një program prezantues. Fjala është për shkollën prestigjioze të filmit “Jerusalem Sam Spiegel Film School” që do të prezentojnë retrospektivën e regjisoreve femra, një listë filmash të studentëve të kësaj shkolle me tematikën ‘Femra e fortë’.
Lista e plotë e filmave të Programit Eksperimental:
1. In between takes (Rusi), Premierë Regjionale
2. One and many (Kamboxhia, Britani e Madhe), Premierë Evropiane
3. As your witness (Portugali), Premierë Botërore
4. Galinhas no porto (Brazil), Premierë Regjionale
Edicioni i 10-të PriFest mbahet në datat 17-22 korrik 2018, në Prishtinë.
Programi i studentëve:
“THIS MUST BE THE RITUAL”
Xavery (28) është në arratisje e sipër kur takon Baltazar (50) dhe Rebeka (26). Ata ndalen në një pyll, ku fillojnë një ritual të pastër të këndimit për ta lejuar vetën të përballen me frikat më të mëdha të tyre. Xavery hyn në botën magjike të imagjinatës së tij, ku përpiqet të merret me çështjen e të fejuarës dhe fëmiut të tij, prej të cilëve është duke ikur.
“REENACTMENT”
Një aktore po përgatit një performancë teatrale të Vertigos së Hitchock. Një teknik i dritave që punon në atë teatër fiksohet pas aktores sepse ajo gjoja i kujton gruan e tij të vdekur.
“BIG SISTER”
Gili ka një agjendë të pastër dhe të dhunshme ndaj meshkujve që bëjnë krime seksuale. Kur zbulon se vellau i saj i vogël është suspenduar nga shkolla për një shkelje të ngjashme, ajo e ka të veshtirë t’i kuptojë kufijtë e fuqisë së saj për të rregulluar botën.
“PULSE”
Dani dhe Anastasia, një çift i ri i emigrantëve nga Rusia, hyjnë pa leje në një konvikt gjatë natës për ta vizituar vëllain e vogël të Danit, Sasha. Anastasia është shtatzënë dhe Dani dëshiron ta mbajë fëmijën. Në këtë vizitë, Dani synon të ja dëshmojë besueshmërinë e tij si një burrë dhe një baba i ardhshem.
“MUSTACHELAND”
Në Biyikland, njerëzit janë nën presion. Është e ndaluar të dalësh jashtë pa mustaqe, e nga kjo ndalesë preken edhe gratë. Özgür është kundër sistemit por përpiqet ta fshehë rrebelimin gjatë orarit të punës. Një natë, ajo ndiqet nga policia pasi vizaton një grafiti në një mur dhe gjatë arratisjes ajo i humb mustaqet. Tash, ajo duhet të gjejë mustaqe tjera për të mbijetuar në Biyikland.
Mustacheland – Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana
“THE WHEEL”
Vështirësit e një çifti të moshuar për të gjetur zgjidhje për ta paguar qiranë e dyqanit të tyre.
“DIELLI”
Profesori i tregon studentëve të tij për mitin, dielli djegë gjithçka që prek, megjithatë qyteti jonë është i mbuluar nga retë, pra qytetarët ende jetojnë. Një studente është mjaft e guximshme, ja shpjegon profesorit se kjo teori nuk është e vërtetë, pasi që ajo ka parë diellin dhe është prekur nga rrezet e saj. Profesori vendosë t’i bashkohet për të dëshmuar se bota e ka gabim.
Programi Eksperimental:
“IN BETWEEN TAKES”
Jepi njeriut peshk, dhe do ta ushqesh për një ditë. Jepi njeriut kamerë, dhe do ta kesh një film pas njëzet vitesh.
“ONE AND MANY”
Një mizë është bllokuar pas një dritares. Një burrë jeton në një qytet të ri. Botët e njerëzve janë të ngjeshura afër njëra tjetrës, por ata janë tepër larg njëri tjetrit. Mizat tërheqen nga dritat rrugore. Të vetmuara dhe të bashkuara. Një dhe disa.
“AS YOUR WITNESS”
Ivo Moura është një burrë me një qëllim, por natyra e devijon nga rruga e tij.
“GALINHAS NO PORTO – CHICKEN’S IN THE PORT”
B. është hulumtues. Ai largohet për një udhëtim në kërkim të fatit. Ai e gjenë errësirën. Si t’i prekim historitë e pashkruara të atyre që erdhën para nesh?
Edicioni i 10-të PriFest mbahet në datat 17-22 korrik 2018, në Prishtinë. Rezervoni javën tuaj dhe mos humbni rastin të shihni filmat më të spikatur të dy viteve të fundit, të cilat do sjellin freski në ditët e ngrohta të Korrikut në zemrën e qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/selena-380x233.png)
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-380x233.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-380x233.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-780x439.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-780x439.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-6-780x439.png)
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën
![Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-59-780x439.jpg)
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht