LAJMI I FUNDIT:

Price: SHBA-ja e zhgënjyer, Kurti dhe Vuçiq duhet të bëjnë lëshime për të mos rrezikuar paqen

Price: SHBA-ja e zhgënjyer, Kurti dhe Vuçiq duhet të bëjnë lëshime për të mos rrezikuar paqen
WASHINGTON, DC - JUNE 09: A view of the State Department seal on the podium before Romanian President Klaus Iohannis and U.S. Secretary of State Rex Tillerson appear for a photo opportunity at the State Department, June 9, 2017 in Washington, DC. Iohannis is also scheduled to meet with President Donald Trump on Friday afternoon. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se SHBA-ja është tejet e zhgënjyer me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pas mospajtimit për targat në Bruksel.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të DASH-it, Price bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë.


“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë”, thuhet në deklaratë.

Tutje, DASH thekson se Kurti dhe Vuçiq do të duhej të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë.

“Ne i bashkohemi BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve”.

“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre sipas Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaron Price./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori