LAJMI I FUNDIT:

Prezenca e manganit në Liqenin e Badocit – qytetarët e Prishtinës tash e tri javë me mungesë të ujit të pijes

Prezenca e manganit në Liqenin e Badocit – qytetarët e Prishtinës tash e tri javë me mungesë të ujit të pijes

Janë bërë më shumë se tri javë që kur qytetarët e Prishtinës po përballen me mungesë të ujit të pijes, kjo për shkak të prezencës së shtuar të manganit në Liqenin e Badocit.

Nga IKSHPK ditë më parë bënë të ditur se ja rënie të vlerave të manganit, por që uji ende nuk mund të përdorët për pije.


“Po bëjnë çdo gjë që vlera të ulet, gjithashtu ta theksoj se vlera e manganit është fenomen natyror që ndodhë gjatë ndërrimit të stinëve. Ende nuk është arritur vlera e lejuar. Uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër, përveç për pije. Njoftojmë popullatën se uji nga Batllava dhe uji nga Shkabaj, i plotëson kriteret për pije dhe këto e tregojnë rezultatet nga laboratori. Në laboratorët tona testohen edhe uji i ambalazhuar”, deklaroi Burbuqe Nushi–Latifi nga IKSHPK.

Përmirësohet cilësia e ujit të Liqenit të Badovcit, së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije
Lexo po ashtu Përmirësohet cilësia e ujit të Liqenit të Badovcit, së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije

E kryetari i Prshtinës, Përparim Rama të dielën njoftoi se ka përmirësim të cilësisë së ujit në Liqenin e Badocit, dhe se së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije.

Ndërsa tregoi se qytetarët brenda pak ditësh do të mund të fillojnë ta përdorin për pije dhe për përgatitje të ushqimeve.

“Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa  procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije”, tha Rama.

Zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga Fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha të tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha në Matiçan”.

Zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale) dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezërit Gërvalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat e tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala./Telegrafi/