LAJMI I FUNDIT:

Prezantuan testin Antigjen të falsifikuar, arrestohen dy shtetas serb në Bërnjak

Prezantuan testin Antigjen të falsifikuar, arrestohen dy shtetas serb në Bërnjak

Dy persona shtetas serb janë arrestuar dje në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që të njëjtit kishin tentuar të hynin në Kosovë me test të falsifikuar, Antigjen Sars-Cov-2.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dëbuar në Serbi.


Njoftimi i plotë nga policia:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

• SPK Bërnjak 11.09.2021-09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (vërtetim) Antigjen Sars-Cov-2 të datës 11.09.2021 i cili dyshohet se mund të jetë i falsifikuar dhe është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe të dëbohet në Serbi ndërsa rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

• SPK Bërnjak 11.09.2021-09:45. Është arrestuar e dyshuara femër, shtetase e Serbisë pasi që e njëjta ka prezantuar një dokument (vërtetim) Antigjen Sars-Cov-2 të datës 11.09.2021 2021 i cili dyshohet se mundë të jetë i falsifikuar dhe është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe të dëbohet në Serbi ndërsa rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori