LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet në Kosovë Peugeot 3008SUV i ri

Prezantohet në Kosovë Peugeot 3008SUV i ri

Mercom Company, përfaqësues i markës prestigjioze të veturave Peugeot, prezantoi modelin më të ri Peugeot 3008 SUV, i cili vjen për herë të parë në Kosovë, pas prezantimit të tij gjatë muajit Tetor të këtij viti në “Paris Motor Show”.

Në mesin e mysafireve të shumtë, mysafire e veçantë e këtij eventi ishte edhe Carole Blestel-Feffer, zëvendës-ambasadore e Francës në Kosovë, e cila në emër të ambasadorit Didier Chambert, përgëzoi kompaninë Mercom për bashkëpunimin shumë të suksesshëm më prodhuesin e veturave Peugeot.


Ndërkaq Arif Elshani pronar i kompanisë Mercom u shpreh i kënaqur me arritjet e Peugeot në vitin 2016, duke besuar që Peugeot 3008 do të jetë alternativa më e mirë në industrinë automobilistike edhe gjatë vitit 2017.

Mysafirët e pranishëm patën rastin të shohin nga afër Peugeot 3008 dhe të gjithin ishin të mahnitur me këtë veturë, si për pamjen e jashtme të veturës, gjithashtu edhe për enterierin e jashtëzakonshëm që ka kjo veturë. Kjo veturë me një karakter unik pa dyshim se ofron një ndjesi të veçantë për vozitësin e saj.

Vetëm 2 muaj pas lansimit të kësaj veture, janë shitur më shumë se 44 mijë vetura në tregun Evropian.

Ky është një sukses që i ka tejkaluar të gjitha pritjet e Peugeot.

Deri më tani Peugeot 3008 SUV I RI, ka fituar disa çmime:

– Vetura e vititnga Argus
– Vetura e vitit ne Kroaci
– Vetura e vititnga carbuyer.co.uk

Ndër tjerash, kjo veturë është pretende për të fituar çmimin e madh si vetura e vitit dhe për këtë është në garë në TOP 7-she.

Këtë model të prezantuar nga Peugeot do ta shihni brenda pak ditëve në rrugët e qyteteve të Kosovës, pasi që tani më janë realizuar shitjet e para të këtij modeli në Kosovë.

www.fb.com/peugeot
Kontakt: +377 (0) 45 501 901; 501 913
Email: info@mercomcompany.com. /Telegrafi/

<img class=”urt” src=”http://www.advertizingms.com/set-cookie.gif?mercom=12272016″ alt=”” /><img src=”https://track.adform.net/Serving/TrackPoint/?pm=769490&lid=23471066″ width=”1″ height=”1″  class=”urt”   />

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Auto
Niveli i sigurisë së Polestar 2 do të jetë më i lartë se çdo makine tjetër që mbushet me rrymë

Niveli i sigurisë së Polestar 2 do të jetë më i lartë se çdo makine tjetër që mbushet me rrymë

Modelet e Reja
Kalo në kategori