LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Bentely Continental GT tërësisht i ri (Foto)

Prezantohet Bentely Continental GT tërësisht i ri (Foto)

Bentley prezantoi Continental GT 2019 pa tavan, fuqi të lartë dhe trup të gjerë

Gjatë shtatorit të muajit të kaluar, Bentely prezantoi në Frankfurt Motor Show, gjeneratën e tretë të Continental GT, si një grand tourer shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi. Pas vetëm një vitit, ky model është prezantuar pa tavan, fuqi të lartë dhe me trup mjaft të gjerë.


Me një prekje butoni, tavani hapet për 19 sekonda edhe kur është duke lëvizur me shpejtësi prej 50 kilometrave në orë, duke e kthyer këtë Bentley Continental, prej një makine elegante, në një model shumë sportiv.

Brendësia është po aq elegante dhe e rehatshme, me ulëse që ngrohen dhe pushuese të kokës që lëvizin varësisht prej dëshirës së përdoruesit.

Për dallim prej paraardhësit është pesë për qind më i dendur dhe 20 për qind më i lehtë, megjithëse ka 2,400 kilogramë, që është shumë më i rëndë se versioni kupe, që peshon 2,240 kilogramë.

Sikurse kupeja, e ka motorin me 6.0 litra W12, që prodhon 626 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 3.7 sekonda, teksa arrin shpejtësi maksimale prej 333 kilometrave në orë.

Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit dhe çmimi i Bentely Continental GT, por besohet se do të jetë më i lirë se paraardhësi që kushtonte 225 mijë dollarë. /Telegrafi/