LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Audi TT RS dhe do të prodhohen vetëm 40 sosh

Prezantohet Audi TT RS dhe do të prodhohen vetëm 40 sosh

Audi ka prezantuar një version të veçantë të Audi TT për tregun gjerman me rastin e 40 vjetorit të modelit legjendar Ur-Quattro.

Në Panairin e Motorëve në Gjenevë në vitin 1980, Audi prezantoi një model që ka fituar statusin e legjendës në botën e garave të makinës.


Është një model Quattro dhe është një veturë me performancë të lartë, transmeton Telegrafi.

Katër dekada më vonë TT RS vjen një version të veçantë të quajtur 40 Yerars of Quattro me të cilin Audi feston një përvjetor të rëndësishëm, dhe u bë vetëm për Gjermaninë dhe do të prodhohet në vetëm 40 kopje, një për çdo vit të ekzistencës.

TT RS 40 Years of Quattro ishte pikturuar në të bardhë Alpine dhe mori afishe të veçanta të frymëzuara nga ato të Audi Sport quattro S1, makina legjendare e garave.

Nën kapak është i njëjti motor me pesë cilindra, i cili zhvillon 394 kuaj fuqi.

Versioni bazë do të kushtojë 66,500 euro, dhe modeli special 114,040 euro. /Telegrafi/