Prezantohen së shpejti veturat e para që janë prodhuar në Vietnam (Foto)
Megjithëse kanë dukje mjaft të mirë, disa e shohin si përpjekjen më të mirë nga Vietnami, që nuk është aq e kënaqshme
Në Paris Motor Show 2018, do të mungojnë shumë prodhues makinash, të cilët kanë anuluar pjesëmarrjen për shkak se duan që modelet e veta t’i prezantojnë vet, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në panairin francez nuk do të mungojnë befasitë dhe një prej tyre është edhe VinFast.
Po që se nuk keni dëgjuar më herë për këtë prodhues makinash, mos u brengosni sepse nuk është shumë i popullarizuar dhe vjen nga Vietnami i largët.
Kompania që është duke punuar për një kohë, i ka prodhuar dy makina, një SUV dhe një Sedan, të cilat ka vendosur t’i prezantojë pikërisht në Paris.
Ende nuk ka as emra të këtyre makinave nga VinFast, që pritet të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të panairit, ose ditëve në vijim.
Pamja e makinave është e bazuar në modelet e vjetra nga BMW, teksa brenda kanë motorët e modifikuar të këtij prodhuesi gjerman, që me 2.0-litra të prodhojë 175 deri në 227 kuajfuqi.
Derisa shumica mendojnë se makinat kanë pamje mjaft të mira dh me potencial të jetë të fuqishme, disa thonë se kjo është përpjekja më e mirë nga Vietnami, që nuk është aq e kënaqshme dhe mund të bëhet më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe