Prestigjiozja kanadeze “Troymedia” në një shkrim të publikuar së fundmi e ka renditur Shqipërinë ndër pesë destinacionet më të lira turistike në Evropë.
“Shqipëria është një destinacion i përsosur për çdo gjë, që nga një pushim i shkurtër në qyteti në një javë relaksi në plazh”, citohet në shkrimin e prestigjiozes kanadeze.
Qyteti i Tiranës, vijon më tej përshkrimi, ofron për vizitorët mjaftueshëm familjaritet.
Por, udhëtimi i medias kanadeze shkon përtej kryeqytetit, duke mbajtur hovin në brigjet e deteve që lagin vendin tonë duke e cilësuar si kartolina perfekte e Shqipërisë nëpër botë.
“Shtrirja e pacenuar e vijës bregdetare është praktikisht e paprekur”, thuhet në artikull.
Po ashtu artikulli evidenton se çmimet si për akomodim edhe për ushqim janë shumë të ulëta.
“Nuk ka kurthe turistike ku mund të biesh, kështu që ju mund të rrini duarkryq dhe të relaksoheni me një buxhet të ulët prej vetëm 20 – 30 euro në ditë”, shkruan prestigjozia kanadeze.
Ndërkohë, katër shtetet e tjera evropiane të përfshira në renditje janë Polonia, Sllovakia, Kroacia dhe liqenet e Maqedonisë.
Shqipëria, kohët e fundit është vendosur në fokusin e shumë mediave evropiane për bukuritë që ofron në fushën e turizmit dhe kulinarisë, duke gjeneruar për rrjedhojë jo pak interes nga të huajt, të cilët vizitojnë vendin tonë çdo vit e më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Smilevski: Mbetet të shihet se si do të përballet qeveria e re me ekonominë
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” – Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron