LAJMI I FUNDIT:

Presioni dhe agjentët: Shpjegohen vështirësitë e Rafael Leaos te Milani

Presioni dhe agjentët: Shpjegohen vështirësitë e Rafael Leaos te Milani

Rafael Leao nuk ka shënuar për më shumë se një muaj dhe ylli portugez po ‘ndien presion’ pas një zgjatjeje të fundit të kontratës, ndërsa rrethi i tij ofron një tjetër shkak për shqetësim.

Leao ka shënuar tre gola në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe hera e fundit që ai gjeti rrjetën ishte 40 ditë më parë, në fitoren 1-0 ndaj Hellas Verona.


Mediumi La Gazzetta dello Sport ka analizuar ‘Krizën e vjeshtës’ të Leaos duke thënë se ylli portugez ‘ndjen presion’ pasi nënshkroi një zgjatje të kontratës disa muaj më parë.

Portugezi është në një marrëveshje prej 7 milionë euro në vit në San Siro plus bonuse, kështu që Milani do të investojë 45 milionë euro deri në vitin 2028 te 24-vjeçari, me kusht që të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Leao është bërë lojtari më i paguar i Milanit dhe numri 10 i ri i tyre, kështu që ai duhet të përballojë pritshmëritë që nuk kanë qenë kurrë kaq të larta në karrierën e tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport, një tjetër çështje shqetësuese vjen nga rrethi i sulmuesit.

Ted Dimvula, një avokat francez dhe mik i ngushtë i babait të Leaos, Antonio, ka nënshkruar një kontratë për të përfaqësuar yllin e Milanit, e vlefshme deri në shkurt 2024, por Jorge Mendes mbetet në kornizë dhe po shtyn që ta marrë sërish detyrën nga viti i ardhshëm.

Giroud dhe Leao shpërthyen pas zëvendësimit, Pioli tregon arsyen pse i largoi nga loja
Lexo po ashtu Giroud dhe Leao shpërthyen pas zëvendësimit, Pioli tregon arsyen pse i largoi nga loja

Sipas mediumit italian, kjo situatë po prek Leaon edhe në fushë, ndaj sulmuesi nuk ka mundur të përmbushë pritshmëritë deri më tani këtë sezon.

Sulmuesi portugez dukej nervoz kur u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes së Serie A kundër Napolit të dielën, por thuhet se është sqaruar me trajnerin Stefano Pioli pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori