LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani takon komunitetin e biznesit në Katar, kërkon që të investojnë në Kosovë

Presidentja Osmani takon komunitetin e biznesit në Katar, kërkon që të investojnë në Kosovë
جانب من الحضور

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Katar njoftohet se ka takuar edhe udhëheqësit e Odës Ekonomike të Katarit dhe udhëheqësen e Fondacionit të Katarit, po ashtu i është drejtuar audiencës së Qendrës Arabe për Hulumtime dhe Studime Politike.

Në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Katarit, Khalifa bin Jassim Al Thani dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Katar, Osmani ka diskutuar mundësitë e rritjes së investimeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë bujqësinë, turizmin dhe infrastrukturën.


Ajo gjithashtu u prit nga kryeshefja ekzekutive e Fondacionit të Katarit, Sheikha Hind Bint Hamad Al Thani ku u diskutua për avancimin e arsimit dhe sistemit shëndetësor si parakusht për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Presidentja Osmani në Doha: Kosova ofron mundësi investimi për bizneset nga Katari
Lexo po ashtu Presidentja Osmani në Doha: Kosova ofron mundësi investimi për bizneset nga Katari

Osmani ka bashkëbiseduar edhe me një grup studiuesish në një ligjëratë të organizuar nga Qendra Arabe për Hulumtime dhe Studime Politike, ku diskutoi për historinë e Kosovës, ndikimin e luftës, procesin e shtetndërtimit dhe pozitën aktuale të Kosovës në politikën botërore.

Në bashkëbisedim me pjesëmarrësit, presidentja foli edhe mbi agresionin rus në Ukrainë dhe politikat destabilizuese të presidentit rus Vladimir Putin dhe satelitëve të tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/