LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani takoi një delegacion nga shteti i Iowa-s, gjeneralin Orr, ushtarakë, përfaqësues të artit e sportit

Presidentja Osmani takoi një delegacion nga shteti i Iowa-s, gjeneralin Orr, ushtarakë, përfaqësues të artit e sportit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar sot një delegacion të shtetit të Iowa-s, të përbërë nga përfaqësues institucionalë, kryetarë komunash, ushtarakë, përfaqësues të universiteteve, artit, kulturës, sportit, medias dhe të rinj, të udhëhequr nga gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy E. Orr.

Presidentja ka falënderuar shtetin e Iowa-s, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ajo e ka vlerësuar vizitën e përfaqësuesve të shtetit të Iowas si sinjal i përkushtimit të ndërsjellë për t’i përafruar vendet tona në vazhdimësi dhe për t`i forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme me aleatin e përhershëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Para delegacionit amerikan, Presidentja Osmani foli edhe për potencialin që ofron Kosova, duke përmendur përqindjen e madhe të të rinjve, shkollimin e tyre, sikurse edhe sukseset e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare  në Algjeri, ku ata fituan 6 medalje olimpike.

Në takim me delegacionin nga Iowa, presidentja Osmani ka falënderuar Gjeneralin Orr për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Iowas për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë e bashkërenduar me aleatët e saj për të kontribuar për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani potencoi ndihmën e vazhdueshme të Amerikës sikurse në ditët e errëta edhe në përpjekjet e Kosovës për pavarësi, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj, duke e konsideruar këtë shtet zë të Kosovës.

Ndërkaq përfaqësues të shtetit të Iowa-s, falënderuan Presidenten Osmani për mikpritjen dhe e njoftuan për bashkëpunimin e mirë me komunat kosovare, duke përmendur binjakëzimin me disa prej tyre si dhe nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me disa universitete të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori