LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani takoi në Turqi përfaqësues të mërgatës së Kosovës

Presidentja Osmani takoi në Turqi përfaqësues të mërgatës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, në Stamboll ka marrë pjesë në shënimin e 14- vjetorit të pavarësisë së Kosovës në një aktivitet të organizuar nga studentët kosovarë dhe shoqatat e mërgatës. Ndërkaq nën organizim të Konsullatës së Kosovës në Stamboll, Presidentja Osmani është takuar me përfaqësues të mërgatës, bizneseve dhe studentëve.

Në fjalën e saj, në aktivitetin me studentë dhe shoqata të mërgimtarëve, Presidentja Osmani ka çmuar lart kontributin e mërgatës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës.

“E di që mallin për atdhe e keni secili prej jush dhe të çdoditshëm, siç e di që mundi, djersa dhe sakrifica juaj që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë nuk kanë munguar kurrë. Kosova mbijetoi edhe shkaku i juve, shkaku i kontributit të mërgatës kudo në botë, përfshirë në Turqi”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ajo e ka quajtur mërgatën “shpirti dhe zemra e Kosovës”, teksa ka shfaqur bindjen se me mbështetjen e saj, Kosova do të vazhdojë të shënojë suksese.

“Kosova do të ketë sukses, sepse ju  tash e tutje do ta shihni si vend ku nuk vini vetëm t`i shihni të afërmit tuaj, por do ta shihni edhe vend potencial për investim”, është shprehur Presidentja Osmani.

Ndërkaq në takimin me përfaqësues të shoqatave të mërgatës, bizneseve dhe studentëve, të organizuar ngas Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll, Presidentja Osmani e ka cilësuar mërgatën ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës.

Sipas saj, liria dhe pavarësia e Kosovës është realizimi i ëndrrës të gjeneratave të tëra të shqiptarëve, duke përfshirë edhe ata të Turqisë, të cilët kanë ruajtur lidhjen me Kosovën, atdheun e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre. Ajo ka theksuar se investimet e mërgatës në Kosovë luajnë rol në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

“Për Kosovën është shumë e qartë se një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar është një pasuri dhe një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Shtëpia juaj mbetet përherë Kosova, ndërsa ju vazhdoni ta nderoni e ta ngrisni gjithnjë e më lartë emrin e vendit tonë në çdo cep të botës ku jetoni e veproni. Për këtë u jemi mirënjohës përherë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, ka theksuar se mërgata përtej kontributit financiar ka rol në zhvillimin e Kosovës, si investitorë kryesorë të drejtpërdrejtë në industritë kritike dhe ato në zhvillim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori