LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani: Kosova është e gatshme të jetë adresa e investimeve nga Gjermania

Presidentja Osmani: Kosova është e gatshme të jetë adresa e investimeve nga Gjermania

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar përfaqësues të kompanive gjermane nga fusha e teknologjisë së informacionit, industrisë dhe energjisë.

Osmani gjatë vizitës së saj në Gjermani, ka thënë se Kosova është e gatshme të jetë adresa e investimeve nga këto kompani.


“Pata kënaqësinë që së bashku me anëtarët e Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, Oda Ekonomike të shumta, përfaqësues të bizneseve e përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë e Energjisë, të flas për mundësitë për investime në fushën e IT-së, digjitalizimit, industrisë, energjisë dhe shëndetësisë. I sigurova ata se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre”, njofton Osmani.

Sipas saj, Gjermania është investitori kryesor në Kosovë, ku sipas saj shkëmbimet tregtare po përjetojnë një hov të ndjeshëm.

“Vizita nuk mund të përmbyllej pa një bashkëbisedim me bizneset gjermane, nisur nga fakti se Gjermania është investitori kryesor në vendin tonë dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona po përjetojnë një hov të ndjeshëm”, tregon ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori