LAJMI I FUNDIT:

Presidentja kroate, me dhurata “simbolike” për Vuçiqin dhe gruan e tij! (Video)

Presidentja kroate, me dhurata “simbolike” për Vuçiqin dhe gruan e tij! (Video)

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, ia ka dhuruar Tamara Vuçiqit – gruas së presidentit të ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – një varëse.

Në këtë varëse është gravurat Shën Mëria me Jezusin foshnje dhe mbishkrimin “Zoja e Portës së Gurit”. Ndërkaq, në anën tjetër shkruante: “Të kenë jetë”, transmeton Telegrafi.


Kitaroviq më parë Vuçiqit i kishte dhuruar çokolata të cilat ai thotë se i ka pranuar me kënaqësi.

Takimi ndodhi gjatë inaugurimit të Vuçiqit për president të ri të Serbisë. /Telegrafi/