LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Moldavisë: Vladimir Putin do të arrestohet nëse vjen në vendin tonë

Presidentja e Moldavisë: Vladimir Putin do të arrestohet nëse vjen në vendin tonë

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se Moldavia do të arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse ai hyn në territorin e vendit të saj.

“Republika e Moldavisë do të respektojë vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila lëshoi ​​një urdhërarrest për Vladimir Putinin për krime lufte të kryera në Ukrainë dhe nëse ai hyn në territorin e vendit tonë, do të arrestohet”, tha presidentja moldave në një bisedë me gazetarë të huaj, raporton M1 Moldova.


Ajo theksoi se tani për tani nuk ekziston rreziku i një pushtimi ushtarak të Moldavisë nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Rusët kishin vendosur kamerë vëzhgimi në majën e një ndërtese shumëkatëshe, ukrainasit e hedhin në erë me dron kamikaz
Lexo po ashtu Rusët kishin vendosur kamerë vëzhgimi në majën e një ndërtese shumëkatëshe, ukrainasit e hedhin në erë me dron kamikaz

“Tani nuk ka rrezik për një pushtim ushtarak për Moldavinë për shkak të Ukrainës, e cila e mban ushtrinë ruse larg kufijve tanë, por ne po përballemi me përpjekje nga Rusia për ta destabilizuar atë. Fatmirësisht, institucionet tona kanë arritur të mbrojnë vendin dhe ne po bëhem më rezistent”, tha Sandu.

Ajo shprehu mirënjohjen që për herë të parë që nga pavarësia, Moldavia nuk është e varur nga energjia ruse.

“Për shumë vite shohim se Rusia po përpiqet të na shantazhojë me energji dhe dua t’ju them se sot, për herë të parë që nga pavarësia, Moldavia, me përjashtim të rajonit të Transnistrias, nuk konsumon gaz rus. Ne po punojmë, po bëhemi më rezistent, por sigurisht që kemi nevojë për mbështetje. Propaganda është një problem i madh dhe ka ndikuar në procesin tonë demokratik”, theksoi ajo.

Komisioni Evropian po dërgon 1.5 miliardë euro shtesë ndihmë për Ukrainën
Lexo po ashtu Komisioni Evropian po dërgon 1.5 miliardë euro shtesë ndihmë për Ukrainën

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhërarrest për Putinin në mes të marsit, duke e akuzuar atë për krime lufte.

Kështu, 123 vende anëtare të kësaj gjykate janë të detyruara të arrestojnë liderin e Kremlinit nëse ai hyn në territorin e tyre. Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se forcat e saj të armatosura kanë kryer krime në Ukrainë.

Moldavia ratifikoi traktatin për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2011. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori