0Shares

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, pas një sërë mosmarrëveshjesh me presidentin, Donald Trump është shkarkuar nga pozita, ndërsa në vend të tij do të emërohet  drejtori i CIA-së, Mike Pompeo.

Është “The Washington Post” që raportoi lajmin, ndërsa edhe vetë presidenti e konfirmoi në një postim në Twitter. Trump falënderoi Tillerson për shërbimin e tij dhe tha se Pompeo do të bëjë një “punë fantastike”, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu, presidenti Trump mori vendim që zëvendësdrejtoresha e CIA-së, Gina Haspel ta drejtojë agjencinë e spiunazhit.

Që kur Tillerson mori postin në shkurt të vitit 2017, mesazhet e përziera erdhën në mënyrë të përsëritur nga Shtëpia e Bardhë dhe përleshjet frontale në mes Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit erdhën mes krizave të mëdha ndërkombëtare. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)