LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi shlyen shumicën e kredisë, kursime rreth 150 mijë euro

Presidenti Thaçi shlyen shumicën e kredisë, kursime rreth 150 mijë euro

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se merr pagë vjetore mbi 32 mijë euro, apo pagë mujore mbi 2,600 euro, ndërsa mëditja e tij është rreth 10 mijë euro.


Sipas raportit të deklarimit të pasurisë, Thaçi posedon tokë bujqësore prej 7 hektarësh në vlerë prej 180 mijë euro dhe një shtëpi 250 metra katrorë në vlerë prej 80 mijë euro, e deklaruar si është pronë e përbashkët, shkruan Telegrafi.

Presidenti Thaçi, si pasuri të luajtshme ka deklaruar dy vetura. Vetura “Audi Q5” që është në pronësi të bashkëshortes së tij, Lumnije Thaçi e blerë nga kursime me vlerë prej 15 mijë euro dhe “Audi A4” e deklaruar si pronë e përbashkët e blerë me kredi me vlerë prej 23 mijë euro.

Ndërsa, para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Presidenti Thaçi ka deklaruar se ka në tri banka të Kosovës ku vlera e tyre kap shumën rreth 150 mijë euro. Ai nga këto kursime ka thënë se 10,280 euro janë kursime për fëmijë.

I pari i vendit, në formularin e deklarimit thotë se deri në fund të këtij viti i kanë mbetur edhe 13,860 euro nga kredia prej 100 mijë euro që e kishte marr në vitin 2009. /Telegrafi/