LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi mban konferencë shtypi, para nisjes për New York në mbledhjen e KS të OKB

Presidenti Thaçi mban konferencë shtypi, para nisjes për New York në mbledhjen e KS të OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do  të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Kosovës udhëton sot në New York, ku të hënën do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila është thirrur pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ndryshimin e ligjeve, përmes së cilave bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, raporton Telegrafi.


Mbledhja e KS të OKB është thirrur me iniciativën e Rusisë dhe Serbisë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo do të jetë e formatit të hapur apo të mbyllur.

Rusia ka kërkuar që kjo mbledhje të jetë e hapur, kurse vendet perëndimore insistojnë që ajo të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura. /Telegrafi/