LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi ia dorëzon flamurin Majlinda Kelmendit: Flamuri i Kosovës do të valojë në Tarragona të Spanjës

Presidenti Thaçi ia dorëzon flamurin Majlinda Kelmendit: Flamuri i Kosovës do të valojë në Tarragona të Spanjës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ia ka dorëzuar solemnisht Flamurin e Kosovës, Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që mbahen në Tarragona të Spanjës.

Presidenti Thaçi ka thënë se numri i sportistëve tanë që po marrin pjesë në gara ndërkombëtare është duke u rritur çdo herë e më shumë.


“Për herë të parë po përfaqësohemi zyrtarisht nga 40 sportistë, 13 trajnerë dhe 4 gjyqtarë”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “prej 4-5 sportistëve sa na kanë përfaqësuar më herët, tash kemi arritur në 40 sportistë dhe vitin tjetër do të jemi edhe më tepër”.

Kreu i shtetit ka thënë se Flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë në ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së këtyre lojërave.

“Do të lartësohet sa më shumë prej sportistëve tanë si simbol shtetëror i fitoreve të tyre, fitoreve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se përtej kënaqësisë që pranuan sot Flamurin e Republikës së Kosovës, është edhe ndjenja e krenarisë që flamuri ynë do të valojë në Tarragona.

“Janë përgatitur mjaft mirë sportistët dhe besoj se edhe do e tregojnë më të mirën e tyre gjatë këtyre lojërave”, ka thënë Hasani.

“Nga zemra dëshiroj t’ju falënderoj për përkrahjen e përhershme dhe ju premtojmë se edhe ne do të mundohemi ta prezantojmë Kosovën në mënyrë të dinjitetshme dhe të ngrisim sa më lartë imazhin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Duke folur në emër të sportistëve, kampionia e shumëfishtë botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, theksoi se ndjehet mirë për faktin se është një numër i madh i sportistëve që do të marrin pjesë në lojëra mesdhetare, në krahasim me numrin që ka qenë në Rio.

“Është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe për mua të pranoj flamurin”, ka thënë ajo, duke shprehur besimin se sportistët do ta përfaqësojnë denjësisht shtetin tonë për herë të parë në lojërat mesdhetare.

Presidenti Thaçi u uroi suksese të gjithë sportistëve tanë që do të garojnë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori