LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i ri meksikan propozon amnisti masive, në përpjekje që të mësohet për varret e të vrarëve dhe të rrëmbyerit nga kartelat kriminale (Foto)

Presidenti i ri meksikan propozon amnisti masive, në përpjekje që të mësohet për varret e të vrarëve dhe të rrëmbyerit nga kartelat kriminale (Foto)

Andres Manuel Lopez Obrador është presidenti i ri i Meksikës, që ka propozuar një ligj kontrovers që fillimisht i ka shqetësuar në masë të madhe familjarët e të vrarëve dhe të rrëmbyerve nga kartelat kriminale.

Megjithëse ende nuk e ka pranuar zyrtarisht pozitën për drejtimin e shtetit, 64-vjeçari propozoi që të amnistohen të dënuarit, nëse bashkëpunojnë për të treguar se ku janë varret apo çfarë ka ndodhur me të kidnapuarit, transmeton Telegrafi.

Me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të zhdukur, gjatë një dekade të dhunës së tmerrshme nga kartelat e drogës, njerëzit po konsiderojnë se plaga është shumë e thellë dhe falja do shkaktonte reagime të ashpra. Mirëpo, një grup i vullnetarësh që kërkojnë për trupat e të zhdukurve, po mendojnë se një formë e amistisë, do ishte e domosdoshme që të arrihet deri te paqja.


Familjarët me fotografitë e të zhdukurve

“Po e jetoj këtë ferr për shumë gjatë, nuk po mundem më. Më vjen të bërtas dhe të them, ku ma keni varrosur të birin”, ka thënë një nënë, që iu është rrëmbyer i biri më 2013 dhe më nuk ka dëgjuar asgjë prej tij. Mirëpo, disa aktivistë dhe pjesëtarë të familjeve të prekura, po e hedhin poshtë në tërësi idenë e amnistisë.

Lopez Obrador që e merr pozitën e presidentit më një dhjetor, ka propozuar që të mos amnistohen vrasësit dhe kriminelët e mëdhenj, por faljet të limitohet vetëm te shkelësit e vegjël si adoleshentët që janë rekrutuar nga zyrtarët e kartelit për shërbime të ndryshme, si dhe gratë që si ‘mushka’ u detyruan të transportonin drogë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori