LAJMI I FUNDIT:

Presidenti polak ka një “propozim për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen” për anëtarët e NATO-s

Presidenti polak ka një “propozim për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen” për anëtarët e NATO-s

Presidenti i Polonisë do të propozojë gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë 3% të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për mbrojtjen, tha ai të hënën.

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 e ka bërë mbrojtjen një prioritet kryesor për anëtarët e krahut lindor të NATO-s dhe Polonia po shpenzon rreth 4% të GDP-së për të rritur forcat e saj të armatosura këtë vit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Dua të propozoj… që vendet e NATO-s të vendosin së bashku që kërkesa e aleancës do të jetë të shpenzojnë jo 2%, por 3% të GDP-së për mbrojtjen dhe se ky do të jetë një kufi nën të cilin absolutisht nuk rekomandohet të shkohet“, citohet të ketë thënë Andrzej Duda gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë.

Ai tha se përgjigja e NATO-s ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë duhet të jetë “e qartë dhe e guximshme”.

Duda dhe kryeministri polak Donald Tusk do të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Uashington të martën për të shënuar 25 vjetorin e anëtarësimit të Polonisë në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori