Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha sot në Forumin e Prespës se vendet “me standardet më të larta” në BE duhet të ulin standardet për vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ai tha se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas mediave kroate, Milanoviq theksoi se “institucionet evropiane nuk janë pengesë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por disa vende, ndër to edhe Gjermania”.
“Bashkimi Evropian mund t’i pranonte të gjitha ato vende të Ballkanit Perëndimor nëse disa vende të Bashkimit Evropian do ta donin një gë të tillë. Janë vetëm disa vende që kanë gjithmonë disa kritere të tyre shumë të larta, të cilat unë i vlerësoj. Megjithatë, kjo është vërtetë një situatë serioze, në të cilën vendet shtetet shohin asnjë perspektivë”, u tha Milanoviq gazetarëve, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës, transmeton Telegrafi.
Ai beson se kundërshtimi zgjerimit nuk është për arsye ekonomike, por për arsye sigurie dhe se mosnjohja e Kosovës nga Serbia është një nga pengesat e zgjerimit.
“Nuk mund ta imagjinoj për arsye të ndryshme politike, sociale dhe historike, që Serbia ta njohë Kosovën. Derisa të mos bëhet kjo, çështja nuk do të zgjidhet”, tha Milanoviq.
“Kjo është diçka në të cilën duhet të përqendrohemi dhe t’i dërgojmë një mesazh Serbisë që të zgjedhë cilën anë e do”, shtoi Milanoviq, i cili beson se Serbia ka marrë vendimin “të shkojë në rrugën e saj” dhe jo drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Forumi i Prespës “Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë”, i zhvillon punimet prej sot deri më 18 qershor.
Aty po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ministrat e jashtëm të Turqisë, Greqisë dhe Austrisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë