LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kroat, Millanoviq: Bosnja nuk mund të përmbushë kërkesat për statusin e kandidatit në BE

Presidenti kroat, Millanoviq: Bosnja nuk mund të përmbushë kërkesat për statusin e kandidatit në BE

Bosnja dhe Hercegovina nuk mund t’i përmbushë kushtet për statusin e një kandidati për Bashkimin Evropian dhe i shkel ato çdo ditë, tha presidenti kroat, Zoran Millanoviq.

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën që BH-së t’i jepet statusi i kandidatit me kusht që të ndërmarrë një sërë reformash dhe disa ligje në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes.


“Statusi i kandidatit si një inkurajim simbolik i Bosnjës dhe Hercegovinës – po, por një pjesë e Sarajevës politike po punon në mënyrë aktive me bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar për të shpërndarë kroatët”, tha Millanoviq.

Bosnja dhe Hercegovina “nuk mund” të përmbushë kushtet për të marrë statusin e kandidatit sepse i shkel ato çdo ditë”, tha ai, raporton klix.ba.

Lidhur me zgjedhjet në Bosnje dhe rinumërimin e votave për zgjedhjen e presidentit të Republika Srpska, në të cilat Milorad Dodik kishte 30 mijë vota më shumë, ai tha se ky politikan në fakt është “më i pranueshëm për Kroacinë dhe kroatët”.

Ai ka vlerësuar se Dodik ishte zemëruar me dikë “jashtë” dhe tani po shtyhet kandidatja, Jelena Triviq, e cila flet “marrëzi monumentale” dhe ka pyetur se “e kujt është interesi për të krijuar kaos”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori