LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kroat, Millanoviq: Në Srebrenicë ndodhi një krim i madh “me elemente të gjenocidit”

Presidenti kroat, Millanoviq: Në Srebrenicë ndodhi një krim i madh “me elemente të gjenocidit”

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, pasi bëri gjatë ditës së djeshme një deklaratë të diskutueshme për gjenocidin në Srebrenicë, duke u përpjekur ta relativizojë atë me Holokaustin dhe gjenocidin në Ruandë, vazhdoi sot me një ton edhe më skandaloz, raportojnë mediat boshnjake.

Reklama

Në konferencën e sotme për shtyp, i pyetur për të sqaruar deklaratat e djeshme për gjenocidin në Srebrenicë, ku krahasoi numrin e të vrarëve dhe bëri klasifikimin ligjor, ai tha se ishte keqkuptuar.

“Unë thashë se Srebrenica nuk është njësoj si Holokausti. Është një krim i rëndë me elemente të gjenocidit, kështu e tha edhe gjykata. Por asnjë gjykatë nuk është e shenjtë”, tha Milanoviq, transmeton Telegrafi.

“Pesëmijë, tetëmijë njerëz ose 80 mijë njerëz nuk është njësoj. Nuk është njësoj nëse ndodh në dhomat e gazit apo ndodh me hanxhar. Nuk e di se kë mund ta dëmtojë një deklaratë e tillë e imja. Nuk ka asgjë të keqe apo dashakeqe në atë që thashë, në fakt është në mirëbesim”, shtoi presidenti kroat.

Ndryshe, ish-ushtria jugosllave e udhëhequr nga serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë duke vrarë tetëmijë meshkuj myslimanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U raportua se ukrainasit përdorën armët belge për luftime brenda territorit të Rusisë, reagon kryeministri Alexander De Croo

U raportua se ukrainasit përdorën armët belge për luftime brenda territorit të Rusisë, reagon kryeministri Alexander De Croo

Evropa
E pranon edhe kreu i Wagnerit rus: Ukrainasit po rikthejnë territoret e humbura në Bakhmut

E pranon edhe kreu i Wagnerit rus: Ukrainasit po rikthejnë territoret e humbura në Bakhmut

Evropa
Ushtria amerikane publikon videon e incidentit, destrojeri kinez ia prenë rrugën një anijeje amerikane në ngushticën e Tajvanit

Ushtria amerikane publikon videon e incidentit, destrojeri kinez ia prenë rrugën një anijeje amerikane në ngushticën e Tajvanit

Azia
Pjesëtarët e Wagnerit zënë rob nënkolonelin rus, pretendojnë se urdhëroi vendosjen e minave për t’i hedhur në erë luftëtarët e Prigozhinit

Pjesëtarët e Wagnerit zënë rob nënkolonelin rus, pretendojnë se urdhëroi vendosjen e minave për t’i hedhur në erë luftëtarët e Prigozhinit

Evropa
Kontrata e publikuar nga Sky News, kjo është prova e parë që Irani po i shet Rusisë municion për luftën në Ukrainë

Kontrata e publikuar nga Sky News, kjo është prova e parë që Irani po i shet Rusisë municion për luftën në Ukrainë

Evropa
Ishte shpallur vrasësja më e keqe serike në Australi, falet nëna që vuajti 20 vjet burgim për vrasjen e katër foshnjave të saj

Ishte shpallur vrasësja më e keqe serike në Australi, falet nëna që vuajti 20 vjet burgim për vrasjen e katër foshnjave të saj

Australia
Kalo në kategori