LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Kolegjit ILIRIA nderohet me çmimin “Justiniani i Madh”

Presidenti i Kolegjit ILIRIA nderohet me çmimin “Justiniani i Madh”

Themeluesi dhe Presidenti Kolegjit ILIRIA në Prishtinë, Mixhait Reçi, është nderuar në Tiranë së fundmi me çmimin “Justiniani i Madh”, dhënë nga Akademia Monarkiste Shqiptare në veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”.

Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Kolegjit ILIRIA dhe Presidentit z. Reçi mbi këtë motivacion: “Kolegji Mbretëror “ILIRIA” në Prishtinë, ka arritur të jetë një institucion modern, me tradita të larta arsimore kombëtare shqiptare dhe koncepte të vyera bashkëkohorë të arsimit e edukimit; duke pasur në qendër të filozofisë e veprimtarisë së tij studentin dhe vetëm studentin; me një imazh e frymë kombëtarë dhe perëndimore; me kushte e mundësi të mira, ndërthurje të teorisë me praktikën , etj; me lartësime të veprimtarisë akademike, rrezaton kontribute e vlera panshqiptare”.

Përveç çmimit “Justiniani i Madh” në Tiranë u ndanë edhe çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Konstadini Madh”, “ Niket Dardani” e “ Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës.

Çmimi “Justiniani i Madh” Prof. Dr. Mixhait Reçit iu dorëzua nga Prof. Dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori