LAJMI I FUNDIT:

Presidenti iranian deklaron fundin e Shtetit Islamik

Presidenti iranian deklaron fundin e Shtetit Islamik

Presidenti iranian Hassan Rouhani, shpalli fundin e Shtetit Islamik të martën në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror.

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralmajor Qassem Soleimani, po ashtu shpalli fundin e Shtetit Islamik në një mesazh dërguar udhëheqësve suprem të vendit.


Javën e kaluar, mediat iraniane botuan fotografinë e Soleimani në Albu Kamal një qytet në Sirinë lindore, vend ky që Soleimani tha të martën se ishte territori i fundit i rimarrë nga kontrolli i Shtetit Islamik në rajon. /kp/Telegrafi/