Presidenti i Interit, Steven Zhang ka thënë se ai kurrë nuk do të harrojë Luciano Spallettin dhe kohën e tij te Nerazzurrët.

Interi vendosi të shkarkojë Spallettin gjatë ditës së sotme (e enjte) dhe Zhang e ka falënderuar 60-vjeçarit, i cili ka thënë se do të jetë gjithmonë trajner i tij.

“Një trajner, një mësues, një mik”, shkroi fillimisht Zhang në profilin e tij në Instagram.

Zyrtare: Interi njofton shkarkimin e Spallettit Zyrtare: Interi njofton shkarkimin e Spallettit

“Ju keni dhënë gjithmonë më të mirën tuaj, qoftë në shi apo diell”.

“Këto dy vite aventurë do të thonë shumë për Interin dhe për mua personalisht”.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë përkushtimin tuaj ndaj këtij ekipi dhe të gjithë ju falënderojmë nga thellësia e zemrave tona”.

“Një herë trajner i Interit, gjithmonë trajner i imi. Faleminderit Mister Spalletti”, mbyllet shkrimi i Presidentit të Interit. /Telegrafi/