LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Filipineve del vullnetar për ta marrë vaksinën ruse kundër COVID-19

Presidenti i Filipineve del vullnetar për ta marrë vaksinën ruse kundër COVID-19
In this photo provided by the Malacanang Presidential Photographers Division, Philippine President Rodrigo Duterte meets members of the Inter-Agency Task Force on the Emerging Infectious Diseases at the Malacanang presidential palace in Manila, Philippines Thursday, July 30, 2020. (Robinson Ninal Jr./Malacanang Presidential Photographers Division via AP)

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha se ka besim në vaksinën ruse kundër coronavirusit dhe është i gatshëm si vullnetar të bëjë testimin.

“Unë vullnetarisht do ta marrë atë në publik. Unë do të jem i pari që do të eksperimentohet”, tha Duterte, raporton CNN.


A do ta aprovojë OBSH-ja vaksinën e Rusisë kundër COVID-19?
Lexo po ashtu A do ta aprovojë OBSH-ja vaksinën e Rusisë kundër COVID-19?

Presidenti rus Vladimir Putin të martën njoftoi miratimin e një vaksine kundër COVID-19, duke e reklamuar si “të parën në botë”, transmeton Telegrafi.

Disa udhëheqës shëndetësorë të SHBA-ve dhe ekspertë të vaksinave kanë shprehur skepticizëm nëse vaksina është provuar të jetë e sigurt dhe efektive.

Asnjë e dhënë nga provat njerëzore të vaksinës nuk është publikuar dhe ajo ende nuk ka kaluar nëpër testime të fazës së tretë.

SHBA-ja reagon rreth vaksinës ruse: Esenca është të kemi një vaksinë të sigurt dhe jo kush e zbulon i pari
Lexo po ashtu SHBA-ja reagon rreth vaksinës ruse: Esenca është të kemi një vaksinë të sigurt dhe jo kush e zbulon i pari

“Unë besoj se vaksina që (Rusia) ka prodhuar është me të vërtetë e mirë për njerëzimin”, tha Duterte.

Ai më tutje tha se vendi i tij do të merrte përparësi në vaksinat për shkak të marrëdhënies së saj me Rusinë. /Telegrafi/