LAJMI I FUNDIT:

​Presidenti, dialogu dhe rimëkëmbja ekonomike, sfidat e qeverisë së ardhshme

​Presidenti, dialogu dhe rimëkëmbja ekonomike, sfidat e qeverisë së ardhshme

Me sfida të njëjta sikur qeveritë paraprake, pritet të përballet edhe ekzekutivi i ri pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Menaxhimi me pandeminë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, dialogu me Serbinë dhe zgjedhja e presidentit pritet të jenë ndër sfidat e fituesit të zgjedhjeve të parakohshme. Madje, çështja e presidentit, përveç qeverisë do të jetë sfidë edhe e Kuvendit, rrjedhimisht partive parlamentare, për të mos shkuar sërish vendi në zgjedhje të reja.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se çështja e parë me të cilën do të ballafaqohet fituesi i zgjedhjeve dhe partitë në Kuvend është posti i presidentit.


“(Zgjedhja e presidentit) Do të jetë sfidë e Kuvendit dhe sfidë e partisë që i fiton zgjedhjet. Tashmë i kemi të qarta procedurat që janë sqaruar dhe dihet. Partia që i fiton zgjedhjet, përveç që do të ketë nevojë për një partner në qeveri, me gjasë do të ketë nevojë edhe për një partner të domosdoshëm për të krijuar kuorumin e nevojshëm për 80 deputetë për të filluar proceduat për zgjedhjen e presidentit”, thotë ai.

Krahas kësaj, analisti politik, Ramush Tahiri thotë se sfidë për qeverinë e ardhshme do të jenë edhe reformat në shëndetësi dhe arsim.

“Sfidë është rimëkëmbja ekonomike, sfidë janë reformat. Reformat në shëndetësi, arsim dhe jetën e përditshme. Sfidë kryesore e Kosovës është punësimi, hapja e vendeve të punës dhe tërheqja e kapitaleve. Po dëgjoj dhe shoh se premtojnë investime të mëdha, premtojnë rritjen e borxhin publik duke marrë 600-700 milionë nga bankat e ndryshme”, pohon Tahiri

Përpos përqendrimit në çështjet si shëndetësia e ekonomia, qeveria e re do të ketë barrën e vazhdimit të dialogut me Serbinë. Pikërisht këtë çështje Allen Meta nga D4D e cilëson si sfidë për ekzekutivin e dalë pas zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme.

“Çështjet kryesore që duhet të fokusohet qeveria e ardhshme të cilat janë parësore me të cilat duhet të ballafaqohet janë ekonomia dhe shëndetësia. Pasi ende nuk dihet fundi i pandemisë, ndërsa, në bazë të numrave që janë tashmë nga odat ekonomike të ndryshme del që ka mjaft mungesë të madhe të zhvillimit ekonomik. Gjithsesi këto dyja duhet të jenë në fokus. Mirëpo fokusi nuk duhet të jetë vetëm tek këto, pasi do të ketë edhe tema të tjera të cilat qeveria domosdo do të merret, e që është edhe dialogu Kosovë-Serbi. Zgjedhja e një presidenti të ri nuk është më opsion, është domosdoshmëri, pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen. Prilli është data e fundit kur partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje që do të finalizonte një emër për president”, deklaron Meta.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen me 14 shkurt, derisa partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore e cila pritet të zgjasë deri më 12 shkurt. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori