LAJMI I FUNDIT:

Presidenca konfirmon shtyrjen e vizitës së delegacionit amerikan: U bë për shkaqe objektive

Presidenca konfirmon shtyrjen e vizitës së delegacionit amerikan: U bë për shkaqe objektive

Vizita e delegacionit amerikan në krye me nënsekretarin e  Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-ve, Derek Chollet, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin, se Chollet ka shtyrë vizitën e tij në Ballkan për shkaqe objektive.


“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë këshilltati për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Shtyhet vizita e delegacionit amerikan në Kosovë e paralajmëruar për këtë javë – nuk dihen arsyet
Lexo po ashtu Shtyhet vizita e delegacionit amerikan në Kosovë e paralajmëruar për këtë javë – nuk dihen arsyet

Vizita e këshilltarit të lartë të DASH-it ishte paralajmëruar të mbahej më 30 e 31 korrik.

Delegacioni amerikan ishte paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Telegrafi sot gjatë ditës ka raportuar për shtyrjen e kësaj vizite, e cila pritej të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden, pas tensioneve në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori