Premtim i ri për rinovimin e Stadiumit të Tetovës, Kasami: Punimet pritet të nisin brenda vitit
Edhe një premtim për rinovimin e Stadiumit të qytetit të Tetovës. Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili, premtimin për stadiumin e qytetit e ka pasur edhe në fushatën parazgjedhore, thotë se punimet pritet të nisin brenda vitit. Për dallim nga më parë kur për stadiumin pritej të gjendet investitor, Kasami kësaj radhe tha se do bëhet nga vetë komuna e Tetovës.
“Tani veçmë e kemi gjetur zgjidhjen ligjore dhe po punojnë për aspektin formal juridik se si të bëhet publik dhe të nis realizimi i projektit. Ditët në vijim sigurisht që do këtë zgjidhje do e prezantojmë para opinionit dhe mbetem në qëndrimin e dhënë më herët që, së shpejti, apo brenda këtij viti, nëse shkojnë gjitha punët në bazë të parashikimeve, do nis rregullimi i stadiumit të qytetit”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
“Por edhe përkundër shpresave që jepen nga komuna e Tetovës se së shpejti apo këtë vit stadiumi do fillojë të rinovohet dhe do të ketë krejtësisht një pamje tjetër, banorët shprehen skeptik. Nuk i besojnë këtij premtimi para se të fillojnë punimet, sepse ky premtim është tejet i vjetër dhe deri më tani ka mbetur vetëm premtim. Ndërkohë, pamja që ka marrë stadiumi i qytetit shkaku i neglizhencës së komunës, është ky që shihni pas meje, një xhungël mbeturinash”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
“Për të besuar nuk besojmë se do bëhet, por që duhet-duhet. Nuk i ngjan qytetit kjo, është bë katastrofë. Natën në mëngjes e kemi edhe rrezik prej qenve”.
“Moti kohë thuhet se do bëhet dhe nuk është duke u bërë, por nuk e di a do bëhet apo jo. Gabimi ishte që i larguan qiraxhinjtë nga këtu dhe mbeti ja kështu si është”.
Ndryshe, sipas burimeve tona brenda komunës së Tetovës, tek stadiumi i qytetit pritet të investohet diku rreth 10 milionë euro, ndërsa përveç objektit të stadiumit, pritet të rregullohet edhe hapësira për rreth me vende për parkim por edhe hapësira afariste. Punimet për rregullimin e stadiumit, pritet të nisin më së voni në fillim të shtatorit të këtij viti. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë