Premier Liga pranon gabimin për golin e Bentekes (Video)


Federata angleze ka bërë të ditur se u ka shkruar gjitha klubeve për të qartësuar rregullin e ri të pozicionit jashtë loje.
Goli nga afërsia i Bentekes ishte lejuar nga gjyqtari Craig Pawson, përkundër faktit se Philippe Coutinho ishte në “offside” dhe tentoi të godiste topin.
Federata pak ditë para fillimit të kampionatit kishte krijuar rregullin e ri i cili e bënë të qartë se: Lojtari është në një pozicion jashtë loje, nëse: 1) Shihet qartë se bën përpjekje për të luajtur me topin që kalon afër, kur ky veprim ndikon në kundërshtarin. 2) Merr një veprim që qartazi e pengon aftësinë e kundërshtarit që të luajë me topin.
Shembull: Manchester United 2-1 Stoke City. Krosimi i Juan Matas brenda zonës së rreptësisë është shumë afër që ta prekë Marco Rojon, i cili është qartë në një pozitë jashtë loje, por goli ishte i vlefshëm pasi Rojo nuk e prek topin. Kurse në këtë sezon ky gol do të anulohej pasi Rojo me veprimin e tij ka shpërqendruar kundërshtarin, në këtë rast portierin Asmir Begovic.






































