LAJMI I FUNDIT:

Prej sot 0% TVSH për produktet ushqimore bazë në Maqedoni

Prej sot 0% TVSH për produktet ushqimore bazë në Maqedoni

Të gjitha marketet që shesin bukë, miell TIP-400, qumësht me yndyrë 2 për qind, 3,2 dhe 3,5 për qind, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte të tjera, oriz të bardhë dhe vezë sot do të duhet të rregullojnë aparatin fiskal.

Siç bëjnë të ditur Drejtoria e të Ardhurave Publike, kjo do të thotë se të gjitha objektet e shitjes që shesin produktet e sipërpërmendura me pakicë, duhet të lëshojnë faturë fiskale me normë tatimore prej 0 për qind, pra me shënimin “G” për mallrat dhe shërbimet që janë të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Detyrimi ligjor buron nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar, i cili parasheh përjashtimin nga TVSH-ja për produktet ushqimore bazë. Apelojmë që të gjithë të rregullojnë pajisjet fiskale në kohën e duhur”, thonë nga DAP


Ky vendim do të zbatohet nga dita e sotme, 17 mars dhe do të zgjasë deri më 31 maj 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori