LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë: Siguria maksimale në Shkup, heshtja e Challandes, lotët e shumtë nga futbollistët tanë dhe ngushëllimi nga Bardhi dhe të tjerët

Prapaskenat e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë: Siguria maksimale në Shkup, heshtja e Challandes, lotët e shumtë nga futbollistët tanë dhe ngushëllimi nga Bardhi dhe të tjerët

Kosova nuk ia ka dalë ta fitoj gjysmëfinalen e Divizionit D në Ligën e Kombeve përballë Maqedonisë së Veriut.

Maqedonasit në fund triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1, në një takim që kryesisht u dominua nga vendasit.

Gjithsesi përveç asaj që u pa në fushë, Telegrafi si gjithmonë mendon që të ju sjell edhe prapaskenat e ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës.

Siguria e jashtëzakonshme në hyrje të stadiumit

Vendasit ishin përgatitur jashtëzakonisht shumë për këtë takim dhe çdo gjë ishte në rregull. Disa metra larg stadiumit ishin vendosur forca të shumta të policisë dhe ushtrisë maqedonase për ta siguruar sa më mirë takimin. Në momentin që mediat po shkonin në drejtim të stadiumit, bëhej kontroll e rreptë dhe ishte gjithçka në rregull sa i përket sigurisë.

Mikpritja fantastike nga FFM

Federata e Futbollit të Maqedonisë udhëhiqet nga kryetari shqiptar Muamed Sejdini, ndërsa shumë punonjës në shtëpinë më të madhe të futbollit maqedonas janë me nacionalitet shqiptar. E natyrisht që kjo ishte njëra nga arsyet që FFM kishte bërë një mikpritje fantastike për Përfaqësuesen e Kosovës si dhe për pjesëtarët e mediave kosovare.

Lojtarët detyrohen të hipin në autobus për t’i bërë 300 metra rrugë

FFK kishte rezervuar një hotel shumë të mirë për lojtarët, i cili ishte ngjitur me stadiumin Tose Proeski dhe lojtarët mund të futeshin në stadium vetëm nëse do ta kalonin rrugën. Por futbollistët tanë ishin të detyruar të hipnin në autobus për t’i bërë 300 metra me të dhe për tu futur në tunelin e stadiumit. Gjithsesi kjo ishte një kërkesë nga UEFA që lojtarët me autobus të futen në stadium dhe jo në këmbë.

Fëmijët që presin topat vononin shumë lojën

Vonesa ka pasur gjatë gjithë kohës në fushë nga futbollistët, por edhe nga fëmijët që prisnin topat. Thuajse çdo herë që dilte topi jashtë vijave, futbollistët tanë detyroheni të vraponin për ta marrë atë, pasi fëmijët që ishin jashtë vijave nuk vraponin fare dhe në disa raste e mbanin topin në duar dhe nuk ua jepnin futbollistëve tanë. E duke parë që fëmijët jashtë vijave të fushave e vononin ndeshjen, atëherë çdo herë që topi dilte jashtë vijave Muharrem Sahiti vraponte për ta rikthyer në lojë për mos të humbur kohë.

Qëndroi në këmbë gjatë gjithë kohës, por çuditërisht pa shumë fjalë

Bernard Challandes njihet si trajner impulsiv që nuk pushon së foluri gjatë gjithë takimit. Por çuditërisht në takimin me Maqedoninë ai nuk fliste shumë edhe pse qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në këmbë. Zvicerani ishte i dëshpëruar edhe pas ndeshjes, por bënte politikë të mirë, pasi i iku thuajse secilës pyetje të gazetarëve duke dhënë përgjigje diplomatike.

Futbollistët nuk ndalnin lotët pas ndeshjes

Humbja ishte dëshpëruese si për futbollistët në fushë, ashtu edhe për anëtarët e FFK-së apo edhe gazetarët e shumtë kosovarë që ishin në tribuna. Me të përfunduar takimi shumica nga lojtarët kosovarë përfunduan të shtrirë në fushë duke mos arritur t’i ndalnin lotët. Vërtet ishte e dhimbshme t’i shohësh në atë gjendje futbollistët tanë.

Ngushëllimi i Bardhit, Ademit dhe të tjerëve me futbollistë tanë në fund të ndeshjes

Te vendasit ishin plot pesë futbollistë shqiptarë titullar, ndërsa Ferhan Hasani në bankën rezervë. Gjatë gjithë ndeshjes kishte raporte korrekte mes futbollistëve tanë dhe atyre shqiptarë tek Maqedonia e Veriut.

Edhe në fund të takimit, kur dëshpërimi ishte jashtëzakonisht i madh tek futbollistët e Kosovës, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski apo futbollistët tjerë shqiptarë te Maqedonia e Veriut ngushëlluan menjëherë lojtarët tanë si Florent Hadergjonaj, Valon Berisha, Arbër Zeneli e të tjerët që ishin të shtrirë dhe me lot në sy.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori