LAJMI I FUNDIT:

Prangosen tre adoleshentë, ishin kthyer në tmerrin e Shkodrës me 53 vjedhje dhe grabitje me dhunë

Prangosen tre adoleshentë, ishin kthyer në tmerrin e Shkodrës me 53 vjedhje dhe grabitje me dhunë

Një grup prej 3 adoleshentësh ka rënë në prangat e policisë, pasi ata ishin specializuar në vjedhjen e motoçikletave, biçikletave, dyqaneve, të vjedhjeve me dhunë të telefonave dhe portofolave të shtetasve të ndryshëm. Ata janë identifikuar dhe më pas u arrestuan nga ana e policisë së Shkodrës.

Ata akuzohen për 53 vjedhje të cilat janë zbardhur dhe dokumentuar nga ana e policisë. Vjedhjet dhe grabitjet e dhunshme ata i kanë kryer në qytetin e Shkodrës, gjatë vitit 2022 dhe muajit janar 2023.


“Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe të pandërprera, të kryera pas denocimeve të shumta nga banorët, për vjedhje të motoçikletave, biçikletave dhe dyqaneve, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimeve, zbardhën dhe dokumentuan 53 vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë vitit 2022 dhe muajit janar të vitit 2023. Bazuar në provat e siguruara u organizua operacioni policor i koduar “Adoleshentët, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit: K. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim; J. F., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë; – E. M., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë.”- njofton policia.

Sipas uniformave blu të qytetit të madh verior, 3 adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të shfrytëzuar e të drejtuar nga shtetasi 17-vjeçari K. N., për një periudhë prej më shumë se 6 muaj, kanë kryer 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, si: 26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.

“Po gjatë kësaj periudhe, për 10 raste vjedhjesh, shtetasit J. F. dhe E. M. janë ndjekur gjendje të lirë, për shkak të moshës. Po punohet gjithashtu dhe për disa ngjarje për të cilat të dëmtuarit nuk kanë bërë kallëzim pranë Policisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa motoçikleta, biçikleta, telefona, çanta etj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori