LAJMI I FUNDIT:

Praktika të çuditshme të funeraleve në botë – njëra prej tyre përfshin ceremoninë me ‘striptiste’

Praktika të çuditshme të funeraleve në botë – njëra prej tyre përfshin ceremoninë me ‘striptiste’

Nuk ka vetëm një mënyrë për t’i thënë lamtumirë dikujt që fatkeqësisht nuk jeton më.

Zakonisht në Mbretërinë e Bashkuar një person varroset ose digjet, dhe më pas zhvillohet një ceremoni për ta përshëndetur, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.


Sidoqoftë, disa vende kryejnë funeralet me disa rituale, që shumë njerëzve mund t’ju duken të çuditshme.

Varrosja në ‘qiell’ – Tibet

Një praktikë e çuditshme e funeralit, mund të jetë ajo tibetiane, që përfshin vendosjen e të ndjerit në majë të malit për t’u dekompozuar, derisa ekspozohet ndaj ‘elementeve’ të jashtme.

Është një lloj specifik i mishërimit i praktikuar në provincat kineze dhe rajonet autonome të Tibetit, Qinghai, Sichuan dhe Mongolisë së Brendshme dhe Mongolisë.

Një cigare në buzë – Filipine

Një praktikë shumë e çuditshme është gjithashtu një praktikë në Filipine. Tinguianët në Filipine e veshin të ndjerin me kostumet më të mira dhe e ulin trupin në karrige.

Trupi do të qëndrojë aty për disa javë, shpesh me një cigare të ndezur të vendosur midis buzëve.

Kufomat gjithashtu varrosen ulur dhe gratë zakonisht i kanë duart e shtrënguara me këmbët për të ‘parandaluar’ fantazmat.

Ngjitje shkëmbore – Sagada, Filipine

Fisi Igorot i Provincës Malore në Filipinet Veriore praktikon traditën e varrosjes së të vdekurve të tyre në arkivole të varur.

Edhe pse kjo ndodh vetëm çdo disa vjet, arkivolet ose janë të lidhur ose të gozhduar në anët e shkëmbinjve dhe maten vetëm rreth një metër në gjatësi, pasi kufoma është varrosur në pozicionin e fetusit.

Para se të varroset, kufoma mbështillet përsëri në një batanije dhe lidhet me gjethe, derisa grupi i njerëzve çajnë vrimat e shkëmbit për të varur arkivolet.

Pastaj, grupi ngjitet në anën e shkëmbit dhe e vendos kufomën brenda një arkivoli të zbrazur prej druri.

Funerale me striptiste në Kinë 

Një ndër praktikat më të çuditshme të varrimit janë padyshim edhe funerale me striptiste në Kinë.

Siç u raportua edhe nga BBC, striptistet gjenden aty për të rritur pjesëmarrjen në funeral pasi turmat e mëdha shihen si një shenjë nderi për të ndjerin.

Kuptohet që kjo praktikë nuk aplikohet nga të gjithë, pasi sipas një raporti nga The Global Times, kjo metodë do të duhej të largohej.  /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Kalo në kategori