27 vjet pas themelimit të partisë së parë shqiptare në Maqedoni, Partia për Prosperitet Demokratik vendosi të ndërpres aktivitet partiake si subjekt i vetëm politik.
Disa me Ziadin Selën e disa me Bilall Kasamin. Ky është vendimi i anëtarëve të Partisë për Prosperitet Demokratik, të cilët do t’iu bashkëngjitet këtyre dy partive parlamentare. Kryetari i PPD-së, Hajredin Kaza, tha se partia e tij do të përkrahë plotësisht kandidaturat e Aleancës për Shqiptarët për kryetarë komunash në Zgjedhjet Lokale të 15 tetorit. Sipas Kazës, ata do të respektojnë dhe mbështesin marrëveshjen për bashkëpunim midis PPD-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
“Ne kemi biseduar edhe me sekretarin gjeneral, Arben Taravarin, i cili aktualisht është edhe Ministër i shëndetësisë, që ne do ta mbështesim përfundimisht partinë e Aleancës për Shqiptarët. Sepse jemi pjesë e asaj aleance që u nënshkrua me 19 mars të këtij viti. Pavarësisht se ka grimasa dhe dikush kundërshton, por qëndrimi jonë i prerë është që ta mbështesim Aleancën për Shqiptarët”, u shpreh për TV21, Hajredin Kaza, Kryetar i PPD-së.
Por, disa degë të PPD-së nëpër qytetet tjera nuk i binden vendimit të kryetarit Kaza. Nga Kryesia e PPD-së thonë se duke synuar mos-shpërndarjen e votës shqiptare, kanë vendosur që Kuvendi qendror i partosë të përkrahë kandidaturën e “Lëvizjes Besa” për kryetar të Komunës së Tetovës, Komunës së Çairit, Komunës së Zhelinës dhe aktivistët e saj do të jenë pjesë e listës zgjedhore dhe shtabit zgjedhor të kësaj partie.
“BESA është e hapur për të gjithë, të cilës në vazhdimësi i bashkëngjiten individ, organizata dhe anëtarë që e kanë kuptuar se është e vetmja parti që mbron më dinjitet interesat e shqiptareve. Njëjtë, siç na bashkëngjiten çdo ditë ekspertë të fushave të ndryshme, janë të mirëseardhur të gjithë ata që janë të bindur se ndryshimet e mëdha mund të bëhen vetëm me Lëvizjen BESA”, nga Lëvizja BESA.
Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë u krijuan kushte për pavarësimin e vendit dhe vendosjen e një rendi të ri demokratik. PPD është partia e parë shqiptare në Maqedoni që u themelua më 15 prill të vitit 1990 nga kryetari i saj i parë Nevzat Halili. Në zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare të mbajtura në nëntor të vitit 1990, Partia për Prosperitet Demokratik mori 23 vende në Parlamentin e ri. PPD-ja ka marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet e organizuara deri më tash dhe një dekadë e më tepër ka dominuar në skenën politike shqiptare në Maqedoni. Sot, pas 27 vjetësh ekzistencë, kjo parti po i thotë lamtumirë skenës politike në Maqedoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet Berishës dhe deputetes Selimi
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër