LAJMI I FUNDIT:

Pozita e femrës në shoqërinë tonë nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore

Pozita e femrës në shoqërinë tonë nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore

Nëse bëjmë përshkrimin e rrugëtimit të saj për një gjysmë shekulli, portreti i femrës sonë ka kaluar nëpër disa etapa historike dhe kjo na bënë të kuptojmë pozitën e saj sot, pa e ekzagjeruar anën pozitive apo negative.

Nëse ju kujtohet, përgjatë dekadave V dhe VI të shekullit të kaluar, nënat tona amvise kishin arritur të edukonin familjet e mëdha e me shumë fëmijë; ishin ato heroinat që kombit ia siguruan rigjenerimin dhe mbijetesën përgjatë një epoke të vështirë nacionaliste serbe. Kjo gjeneratë femrash pa dyshim se arriti të ruajë familjen dhe traditat shqiptare, duke mundësuar edukim të shëndetshëm për një brez të tërë intelektualësh. Ky brez i shkolluar solli revolucionin shoqërorë dhe ndryshimet e tjera të pashmangshme, pikërisht duke u bazuar në avancimi edukativ dhe arsimor përgjatë këtyre dekadave.


Në vitet ’80-’90 të shekullit të kaluar, femra shqiptare po kalonte tabutë e një shtëpiakeje. Ishin pa dyshim ato gratë që edhe po qenë punësuar nuk i ishin larguar kurrë natyrës gjinore; ato zgjeruan dijen e tyre duke vazhduar njëkohësisht të jenë edhe shtyllë e familjes me punë shtëpie. Shumë prej tyre agun e prisnin të zgjuara për të lënë pas gjithçka për së mbari, para se të niseshin në punë. Kjo femër e gjithanshme dhe tejet e përkushtuar, sot ka filluar të zbehet në shoqërinë tonë duke e zëvendësuar me atë që shpesh asistohet për punë fizike. Dhe, kjo nuk është e gabuar përderisa investimi në punën intelektuale dhe pozita e gruas udhëheqëse aty e ka vendin dhe energjinë dhe këtë duhet ta transferoj pikërisht në vendin e duhur për shoqërinë.

Megjithatë, ajo koha e viteve ’80-’90, përfundoi duke ia lëshuar vendin krizës politike dhe ekonomike. Ndonëse femra jonë e kishte kuptuar se liria dhe pavarësia e saj gjinore vinte me edukim, shumë prej tyre as që arritën të shijojnë punësimin. Regjimi serb i viteve ’90-ta i dëboi nga puna shumë të tjera. Megjithatë, femra shqiptare mbeti e denjë për të qenë nënë e devotshme dhe kjo i hapi rrugën edukimit edhe më të avancuar.

Koha e luftës shumë prej femrave tona i gjeti me pushkë në dorë, të gatshme për t’u flijuar përkrah burrave, madje edhe të prangosur në burgjet serbe. Ishte kjo një kohë kur barazia gjinore nuk kishte sens diskutimi, se tashmë e kishim kaluar testin.

Mirëpo, a janë femrat sot të nënçmuara, viktima të dhunës, të shkelura materialisht dhe moralisht në shoqërinë shqiptare? Për ta dhënë këtë përgjigje duhet shumë më tepër se një replikë e shkurtër me të gjithë skeptikët dhe zërat që shpesh me arsye vazhdojnë të ngrihen për pozitën e gruas shqiptare. Edhe pse e kaluara na ka mësuar se edukimi i duhur, pavarësimi individual dhe personal të bën të aftë, të fortë dhe të pavarur në çdo situatë, breza të tërë pas luftës kanë hyrë në moshë shumë të re në jetën bashkëshortore. Krahas degradimit arsimor, vazhdoi të përshkallëzohej degradimi i nivelit intelektual të shoqërisë. Niveli i femrave me vetëm arsim fillor dhe të mesëm u rrit. Shumë prej fermave humbën interesimin për avancimin e tyre intelektual dhe meritor dhe ndonëse e dimë se mosha e pjekurisë të bën të aftë edhe për martesën dhe familjen, filloi të bëhen trendi martesa e hershme. Sot, sa më shumë që ekonomia ngec dhe vendet e reja të punës mungojnë, aq më shumë femra si edhe gjithë shoqëria jonë humb interesimin për edukim, lexim, ngritje intelektuale dhe me gjitha këto edhe mundësinë për pavarësimin e saj.

E vërtetë se femra shqiptare sot mund të jetë një eksperte, këngëtare botërore, por një përqindje e tyre prezantohet si analfabete, e degraduar financiarisht dhe moralisht. Natyrisht se në këtë përzierje rrymash dhe kulturash, të ardhura nga lindja apo perëndimi të pabarabarta për shoqërinë tonë si materialisht dhe moralisht, vazhdojnë të influencojnë edhe kulturën tonë. Kjo edhe pritej të ndodhte me kapacitete e një shteti të brishtë. Prandaj, lufta për pozitën e femrës së sotme nuk është e rastit dhe vetëm luftë e barazisë gjinore.

Pa dyshim se pozita e fermës si dhe e gjithë shoqërisë sonë duhet përmirësuar. Vet ne femrat duhet të ndalojmë degradimin e pozitës së saj në shoqërinë tonë, nëse ketë arritëm ta bënim dikur pse të mos e bëjmë sot?

Të dashura mikesha, jeta nuk është e lehtë, as që ka qenë ndonjëherë. Mjafton t’i kujtoni brezat e shkuar që të vendosni portretin e juaj aty ku e ka vendin sot. Femra shqiptare duhet të gjejë mënyrën që të shpreh personalitetin e vet dhe të luftojë çdo pengesë, duke filluar nga paraqitja e saj vizuele e deri tek shprehja e personalitetit.

Pa dyshim se nuk do të mund të jesh një personalitet i shquar, as një intelektuale, menaxhere dhe udhërrëfyese, madje as edhe një vajzë apo një grua e fuqishme nëse më e rëndësishme se e përditshmja jote është një aheng që zgjatë tre orë.

Nga degradimi i vlerave nesër mund të presim pak ndryshime nëse e nënçmojmë faktin se dhe viktimizimi i femrës nuk i përket vetëm barazisë gjinore, por edukimit gjithë shoqërorë, gjë e cila do të ndikojë që të arrijmë stopimin e degradimin e përgjithshëm edukativ dhe moral. Për këtë duhet të mobilizohemi në familje dhe shoqëri. Fundja jemi gjysma e popullsisë dhe nëse ne nuk qëndrojmë mirë, aq më pak mund të jetë gjysma tjetër.

E nesërmja mund të bëhet ndryshe kur do të besojmë se rastet e viktimave kanë shkaqet dhe pasojat, kurse fatin tonë e kemi në duar vetë. Të besojmë se mundemi të bëjmë shumë më tepër në edukimin dhe pavarësimin tonë duke shfrytëzuar rrugë të matura dhe me vizion. Ta bëjmë këtë për veten dhe të tjerët edhe nëse është e vështirë të motivohesh, kujtoje se këtë ua kemi borxh brezave të ardhshëm.

Deri në ditë më të mira, me fat për punën e përkushtuar dhe durimin e pa fund!

Në trend

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Kalo në kategori