LAJMI I FUNDIT:

Pozicioni i gjumit thotë shumë për marrëdhënien tuaj

Pozicioni i gjumit thotë shumë për marrëdhënien tuaj

Një ëndërr është një dëshirë që e bën zemra juaj kur jeni në gjumë, kështu që ka kuptim që pozicionet që ju dhe partneri juaj flini thonë shumë për atë se si ndiheni vërtet për njëri-tjetrin.

Nga gjumi në formën e lugës te gjumi të ndarë, ekspertët thonë se gjuha e trupit tonë të gjumit është mënyra përfundimtare për të vlerësuar se çfarë po ndodh në marrëdhëniet tona.

Pra, çfarë thotë stili juaj i gjumit për ju?

‘Luga’

Pothuajse një e treta e çifteve me sa duket flenë duke parë të njëjtin drejtim në pozicionin e lugës, që është një gjë shumë e mirë. Ekspertët thonë se kjo është një shenjë e një marrëdhënie të lumtur.

“Pak çifte përqafohen gjatë gjumit nëse janë të irrituar seksualisht ose të inatosur”, tha Tracey Cox. “Partneri që nuk është i etur për seks është i shqetësuar se çdo shenjë e dashurisë do të interpretohet si një ftesë, dhe tjetri merr mesazhin çdo prekje është e padëshirueshme, kështu që pushojnë së provuari”.

‘Luga’ e lirshme

Ky është quajtur versioni më i pjekur – dhe më i sigurt i lugës. Paul Rosenblatt, shpjegon se çiftet fillojnë të qëndrojnë disa centimetra larg kur ndajnë shtratin për herë të parë.

Prekja e shpinës

Ju mund të supozoni se të fjeturit mbrapa mbrapa është një shenjë e keqe, por siç duket është bërë nga disa nga çiftet më të forta. Pse? Sepse tregon se jeni të relaksuar dhe të qetë me njëri-tjetrin.

“94 për qind e çifteve të cilët e kaluan natën në kontakt me njëri-tjetrin ishin të kënaqur me marrëdhëniet e tyre, në krahasim me vetëm 68 për qind e atyre që nuk e prek”, tha profesor Richard Wiseman.

Fjetja veç

Të dy mund të shtriheni në anë të ndryshme të shtratit, por kjo nuk është aspak diçka e keqe. Psikologia Corrine Sweet tha se ajo e quan këtë “liri” dhe thotë se tregon çiftet janë “të lidhura dhe të sigurta në vetvete”, gjithashtu tregon afërsi edhe pavarësi në marrëdhënie. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori