LAJMI I FUNDIT:

Postimet e paligjshme, Facebook duhet t’i fshijë

Postimet e paligjshme, Facebook duhet t’i fshijë

Facebook dhe aplikacione të ngjashme, apo edhe faqe interneti, mund të urdhërohen të shuajnë postimet e paligjshme në të gjithë botën pas një vendimi historik të Gjykatës më të Lartë Evropiane.

Platformat mund edhe të kërkojnë shembuj të ngjashëm të përmbajtjes së paligjshme dhe ti heqin ato, në vend që të kërkojnë që ato të raportohen.


Një ekspert tha se ky ishte një vendim domethënës, me pasoja globale. Facebook tha se gjykimi kishte ngritur pikëpyetje mbi lirinë e shprehjes.

Rasti doli në dritë pas komenteve fyese të postuara në Facebook për politikanen austriake Eva Glavisching Piesczek, që gjykatat e vendit thanë se kishin dëmtuar reputacionin e saj.

Sipas ligjit të BE, Facebook dhe platforma të tjera nuk mund të konsiderohen përgjegjëse për përmbajtjen e paligjshme të postuar nga përdoruesit për sa kohë që nuk kanë qenë në dijeni për të, pikë pas të cilës duhet ta fshijnë menjëherë.

Por, ishte e paqartë nëse një direktivë e BE që thotë se platformat nuk munden të monitorojnë të gjitha postimet apo të kërkojnë në mënyrë aktive aktivitete të paligjshme, mund të rrëzohej nga një urdhër gjykate./tch/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori