Posta e Kosovës dhe Posta e Maqedonisë kanë lidhur të enjten një marrëveshje me të cilën thellohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy ndërmarrjeve publike në fushën e komunikacionit postar.
Marrëveshja hap dyert për përmirësim të mëtejmë të shërbimeve postare, postare-financiare si dhe shërbimeve tjera të dobishme për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në Shkup nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Drejtori Gjeneral i Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi.
“Ndër të tjera, do të krijojmë mundësinë që administratat tona postare të mund të organizojnë takime, seminare, konferenca të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe ekspertizave në fushën postare dhe çështje tjera”, ka deklaruar Hoxha.
Ndërkaq, Rexhepi ka potencuar rëndësinë bashkëpunimit edhe në fushën e filatelisë.
“Ajo mund të paraqesë reflektim dhe mision të përbashkët për bashkëpunim dhe zhvillim të produkteve të reja filatelike me tema dhe motive të ndryshme”, ka thënë ai.
Gjatë qëndrimit të delegacionit të Postës së Kosovës në Shkup, është nënshkruar edhe një marrëveshje që ka të bëjë me emetimin e një emisioni të përbashkët të pullave postare që do t’i kushtohet turizmit malor. Promovimi i dy pullave postare do të bëhet së shpejti në Prishtinë.
“Do të ketë projekte të përbashkëta në fushën e komunikacionit postar si dhe në fushën e filatelisë përmes të cilave do të bëjmë promovime të vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve”, ka theksuar Hoxha.
“Fuqimisht jam i bindur se ky është fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm dhe afatgjatë, urë për lidhje dhe mundësi për njohje dhe prezantim të bukurive natyrore në mes të dy vendeve”, ka thënë Rexhepi.
Udhëheqësit e dy administratave postare janë zotuar se marrëveshja do të konkretizohet me shumë projekte të interesit të ndërsjellë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251