Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka mohuar fuqishëm pretendimet në mediat spanjolle se arsyeja e divorcit të tij nga gruaja Daniela Jehla ishte pasi mësoi për tradhtinë e saj.

Ter Stegen njoftoi më herët përmes rrjeteve sociale se pas shqyrtimit ata kanë vendosur që tani e tutje të vazhdojnë jetën ndaras.


Mirëpo, mediat spanjolle dje njoftuan se arsyeja e divorcit ishte tradhtia e gruas së tij me trajnerin e saj personal, për këtë arsye Ter Stegen dyshohet se u largua nga shtëpia e familjes dhe aktualisht po qëndron në një hotel në Barcelonë.

Foto: X

Pas gjithçkaje, portieri gjerman u shpreh sërish, duke hedhur poshtë të gjitha lajmet e rreme dhe shkeljen e të drejtave personale.

“Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga keqmenaxhimi dhe mungesa e udhëheqjes dhe kontrollit në Radio Catalunya dhe Grupin 3Cat – shpërndarja e lajmeve të rreme dhe shkelja e të drejtave personale”, tha ai.

Gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner janë gënjeshtarë që shpërndanë lajme të rreme, duke fyer gruan time Daniela dhe reputacionin e saj publikisht në një mënyrë shumë të keqe.

“Tradhtia e Danielas nuk ekziston. Nuk kishte person të tretë. Fakt”, tha ndër të tjera Ter Stegen.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti, i cili u njoh në vitin 2012 dhe u martua në vitin 2017, kanë dy fëmijë.

Ky lajm vjen pasi Ter Stegen rikuperohet nga një dëmtim në gju që pësoi në shtator, i cili e mbajti atë jashtë fushës. Së fundmi ka nisur stërvitjet dhe në muajin prill pritet rikthimi i tij në fushë. /Telegrafi/