LAJMI I FUNDIT:

Portali AlbaniaTech – gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme

Portali AlbaniaTech – gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme

Portali AlbaniaTech tashmë është online.

Ky është vetëm fillimi i misionit të AlbaniaTech, për të ofruar mbështetje në zhvillimin e ekosistemit shqiptar të teknologjisë dhe informacionit.


Për të forcuar bashkëpunimin midis palëve të interesit brenda Shqipërisë dhe për të rritur vizibilitetin e ekosistemit të startup-eve shqiptare, për sipërmarrësit dhe investitorët në të gjithë botën, Bashkimi Evropian për Inovacionin (EU for Innovation) ka mbështetur zhvillimin e portalit online AlbaniaTech.org, i cili do të përfaqësojë ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, në mënyrë të kuptueshme për të gjithë territorin e jashtëm dhe do të çojë në bashkëpunime të mëtejshme midis palëve të interesit.

AlbaniaTech është platforma e parë shqiptare e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit, ku përfshihen aktorët e tij dhe shërbimet e tyre, si dhe vendi ku ndahen historitë e suksesit dhe ofrohet një vështrim i qartë mbi startup-et aktive shqiptare.

Qëllimi i platformës është të shërbejë si një hapësirë virtuale e cila bën së bashku komunitetin shqiptar të startup-eve, duke forcuar vazhdimisht kapacitetet për inovacion midis aktorëve të ekosistemit dhe duke krijuar marrëdhënie midis ekosistemit të inovacionit në nivel lokal dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/