LAJMI I FUNDIT:

Porsche Taycan i dizajnuar në forma të ndryshme (Foto)

Porsche Taycan i dizajnuar në forma të ndryshme (Foto)

Interesimi për makinën e parë elektrike nga Porsche, vazhdon të jetë i lartë.

Deri në fund të vitit që vjen, nuk pritet ta shohim modelin Taycan, që është makina e parë elektrike nga Porsche, transmeton Telegrafi.


Meqenëse është bërë kohë e gjatë që kur prodhuesi gjerman ka njoftuar për këtë EV, mirëpo nuk ka treguar asnjë detaj të veturës, janë për përpjekje nga entuziastët, që të imagjinohet se si duket.

Në forume të ndryshme, janë shpërhapur ilustrime, që e tregojnë atë me linja që ngjasojnë me modele të ndryshme nga Porsche. Së fundmi, TaycanForum.com, ka shpërndarë disa imazhe, ku shfaqe kjo makinë elektrike e dizajnuar në forma të ndryshme, të cilave mund t’i ngjajë produkti final.

Modeli Taycan është shumë i rëndësishëm për Porsche, që planifikon elektrifikimin e 25 për qind të makinave deri në vitin 2025. /Telegrafi/