LAJMI I FUNDIT:

Porsche prezanton Taycan GTS Hockenheimring Edition elektrik

Porsche prezanton Taycan GTS Hockenheimring Edition elektrik

Për të shënuar 90-vjetorin e Hockenheimring, Porsche po prezanton edicionin e parë special të bazuar në makinën e saj sportive elektrike: Porsche Taycan GTS Hockenheimring Edition.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo veturë ka për qëllim të “bashkojë përkushtimin” e kompanisë ndaj trashëgimisë së saj të garave dhe të ardhmes së saj elektrike.

“Me këtë edicion special ekskluziv, ne jo vetëm që po kënaqim fansat e makinës sonë sportive tërësisht elektrike, por gjithashtu theksojmë lidhjen tonë me Hockenheimring”, tha në një deklaratë për shtyp kryetari i Porsche, Alexander Pollich.

“Ne e përgëzojmë pistën legjendare për një histori të pasur 90-vjeçare. Me Porsche Experience Center atje, Hockenheimring është bërë edhe më shumë një shtëpi për markën tonë që nga viti 2019”.

Modeli GTS i Taycan vjen me një bateri 93,4 kilovat-orëshe me dy motorë elektrikë, një i montuar në boshtin e pasmë dhe një në boshtin e përparmë.

Ato kombinohen për të dhënë 590 kuaj fuqi.

Ndërsa sa i përket pamjes së brendshme, kompania duket se “asgjë nuk ia ka lënë rastit”. /Telegrafi/