LAJMI I FUNDIT:

Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për Krishtlindje  

Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për Krishtlindje  

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Imzot Dodë Gjergji ka dhënë porosinë, duke theksuar se kjo nuk është vetëm një festë por një ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin.

Në porosinë e tij, Imzot Dodë Gjergji uron që kjo festë t’i mbushë zemrat e të gjithë njerëzve me dashuri,  të ndritë mendjet dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë.

Lexoni të plotë porosinë e tij:


Në prag të vigjiljes së festës së Krishtlindjes, kur e festojmë lindjen e Jezusit në Betlehem, po vij përsëri para jush për t’iu përcjell porosinë time të parvjetshme.

Të gjithë janë të ftuar të kremtojnë këtë festë kaq të bukur të Kërshëndellave, mirëpo nuk duhet harruar se kjo festë nuk është thjeshtë një ditë sikur jemi mësuar të festojmë ditëlindjet tona, por një ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin. Kjo, sepse nëpërmjet lindjes së Krishtit, është përmbushur premtimi profetik, se Hyji do ta vizitojë popullin e vet. Është pra, ngjarja e pajtimit mes qiellit e tokës, arritje e përkryer e bashkëpunimit mes krijesës dhe Krijuesit, që na mbushë me fe, shpresë e dashuri.

Me mishërimin e Fjalës krijuese në kraharorin e Marisë Virgjër dhe me lindjen e tij në Betlehem, vetë Zoti ka hyrë në historinë e njerëzimit, në rrjedhën e kohërave dhe në ngjarjet e jetëve tona. Që do të thotë: Fjala krijuese e Hyjit ka fol edhe një herë “ e u bë njeri”,  për  të na thënë me t‘folmen tonë që na do pa masë, e ne ta duam mbi gjithçka për të shpëtuar nga mëkati, e keqja dhe vdekja.

Ungjilltarët, sidomos Mateu e  Luka,  na dëshmojnë se kjo ngjarje e madhe ka ndodhur në një kohë të caktuar historike, në një vend të saktë gjeografik, me trashëgimi brezash që  dihen dhe në familjen e Jozefit e Marisë që i njohim. Dëshmia tjetër e Ungjilltarëve na thotë se, kjo ngjarje ishte e fshehur nga të pushtetshmit, nga të pasurit dhe nga të famshmit e asaj kohe, duke ua zbuluar barinjve të thjeshtë, të vegjël dhe të varfër, para të cilëve një kor engjëjsh këndonte këngën e gëzimit dhe të lavdit, “Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paq mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!”(Lk 2,14).

Foshnja e Betlehemit na fton t’i japim lavdi Hyjit e t’i bashkohemi projektit të madh të Tij krijues  për ta ripërtëri të krijumen, për të shpëtuar krijesën nga përpirja e së keqes dhe e vdekjes, dhe për të na mësuar të jetojmë denjësisht dhe shenjtërisht mbi tokë. Mbi të gjitha, të bashkëvuajmë për atë që nga mungon e ajo që  posedojmë të mos i mungojë asnjërit nga ne. Kështu, do të arrijmë të jemi të vlefshëm për Zotin, kontribut dhënës për vendin tonë e të dobishëm për njëri-tjetrin.

Të thelluar në fe dhe në dritën e shpresës që kemi marrë prej Birit të Hyjit të gjallë, guxojmë të shpresojmë dhe të klithim me hare për të mirat që i gëzojmë. Po dhe të jemi mirënjohës për dhuntitë që na i ka dhanë Zoti, për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë dhe për arritjet tona, e jo të jetojmë si të pashpresë.

Ne që jemi mësuar të shpresojmë, jemi të bindur që Foshnja Hyjnore, i mbushë me shpresën gjitha hapësirat boshe, që brenda nesh i le bota. Na mëson të shpresojmë në amshim, të durojmë pa kufi, të duam pa interes deri edhe armikun; të dëshirojmë të meritueshmen, të mundshmen, të dobishmen; të japim të dhimbshmen, të sakrifikojmë të posedueshmen, ta marrim barrën e vuajtjes e të bartim peshën e kryqit.

I lutem  Foshnjës së Betlehemit, që t’i mbushë zemrat e të gjithë njerëzve me dashuri, që të mund të duam njeri-tjetrin, të ndritë mendjet tona që të mund të jemi në shërbim të atyre që kanë nevojë dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, t’i ngushëllojë të pikëlluarit, të zbusë dhembjen e të sëmurëve dhe të dëgjojë vajin e çdo fëmije, që për çfarëdo arsyeje vuan, e sidomos nga pakujdesi ynë.

Për shumë mot Kërshëndellat e gëzuar e me bekime Viti i Ri 2022!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori