LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Serbi, Ponosh: Vladimir Putin ka qenë gjithmonë i përfshirë në fushatën zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit

Zgjedhjet në Serbi, Ponosh: Vladimir Putin ka qenë gjithmonë i përfshirë në fushatën zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit

Kandidati për kryetar të Serbisë i koalicionit “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”, Zdravko Ponosh lidhur me qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq me qasjen e tij, është duke mashtruar si Perëndimin, ashtu edhe votuesit e tij.

Ndërsa duke iu referuar faktit se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qenë gjithmonë i përfshirë në fushatën parazgjedhore të Vuçiqit dhe se ai tani është larguar, Ponosh ngrit dyshimet se kjo është bërë me një qëllim të caktuar.


“Është shumë e qartë se presidenti në largim [Aleksandar Vuçiq] i garantoi diçka votuesve të tij, dhe diçka tjetër botës perëndimore. Ai do t’i mashtrojë disa prej tyre dhe unë mendoj se presidenti i Serbisë nuk duhet të gënjejë askënd, votuesit apo faktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Ponosh, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse mendon se ka gabuar, duke komentuar thirrjen e seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, ai tha se Vuçiq është mbretëresha e dramës.

Një kandidat për president në Serbi kërkon “imitimin e Rusisë” – paralajmëron “bashkimin e tokave ku jetojnë serbët”
Lexo po ashtu Një kandidat për president në Serbi kërkon “imitimin e Rusisë” – paralajmëron “bashkimin e tokave ku jetojnë serbët”

“Askush nuk e konteston rëndësinë e temës, por nëse është diçka urgjente, atëherë është për dy orë. Presidenti në largim, ishte në Beograd në atë kohë dhe ai caktoi seanca urgjente për disa ditë. Dhe pastaj para seancës, vendosi kamerat në hyrje të Presidencës dhe pas saj, një burrë udhëton në Monako për të parë një shfaqje teatrale nga ku jep informacion”, tha Ponosh, duke shtuar se gjithçka u tha për të përhapur panik në të cilin “babai i kombit”, siç e quan me ironi Vuçiqin ai, “do t’i shpëtojë të gjithë”.

Serbia vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, duke mos ndaluar transmetimin e medieve propaganduese shtetërore ruse. Derisa në qytet evropiane dhe botërore janë mbajtur tubime në kundërshtim të agresionit rus në Ukrainë, në Beograd janë mbajtur protesta me pjesëmarrje masovike në mbështetje të Rusisë.

Në ditën që në Beograd është mbajtur protesta me pjesëmarrje simbolike kundër luftës në Ukrainë, presidenti i Aleksandar Vuçiq në të njëjtën kohë ka takuar ambasadorin rus në Serbi, duke u distancuar simbolikisht nga protesta pro Ukrianës.

Në Beograd janë shfaqur murale të Putinit, derisa Policia e Serbisë i ruan ato, gjë që tregon implikimin e shtetit serb në ruajtjen e orientimit pro rus në Serbi.

Ditë më parë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka kritikuar Serbinë për rritjen e numrit të fluturimeve të kompanisë shtetërore “Air Serbia” me Rusinë. Ndërsa, Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se qytetarë nga Serbia janë duke marrë pjesë në luftimet në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori