LAJMI I FUNDIT:

Një kandidat për president në Serbi kërkon “imitimin e Rusisë” – paralajmëron “bashkimin e tokave ku jetojnë serbët”

Një kandidat për president në Serbi kërkon “imitimin e Rusisë” – paralajmëron “bashkimin e tokave ku jetojnë serbët”

Kryetari i “E Djathta Serbe”, Misha Vaçiq, i ka dorëzuar Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, 12.500 nënshkrime për kandidaturën për president të Serbisë, njoftoi Shërbimi Informativ i kësaj partie.

Siç raportohet nga mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vaçiq ka mbërritur atje “një xhip të blinduar me targa ruse, në një kolonë prej dhjetëra automjetesh me flamuj serbë dhe rusë dhe me një kortezh me pishtarë”.


Siç thonë ata, në kolonë ka pasur edhe automjete të tjera me targa ruse, dhe disa prej tyre kanë pasur të shënuar edhe shkronjën “Z”.

Në Beograd shfaqet një mural që paraqet Putinin me flamurin rus dhe serb dhe fjalën “vëlla”
Lexo po ashtu Në Beograd shfaqet një mural që paraqet Putinin me flamurin rus dhe serb dhe fjalën “vëlla”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Vaçiq ka thënë se është “i vetmi kandidat që ka dalë me një ideologji të fortë patriotike që synon fuqizimin ekonomik dhe ushtarak të vendit në mënyrë që të krijohen kushte për rivendosjen e sovranitetit mbi territoret e okupuara serbe dhe bashkimin me vendet e tjera serbe”.

Ai tha se serbët duhet të imitojnë Rusinë, e cila, siç thotë ai, “përmes forcimit të ekonomisë dhe ushtrisë erdhi në situatën e rikthimit të shtetësisë së saj në territoret e humbura në komunizëm”.

Vaçiq citohet të ketë thënë se ishte i vetmi kandidat për president që “nuk mbron neutralitetin, por mbështetjen e plotë për Rusinë në lidhje me operacionin aktual special në Ukrainë”.

Tubim në mbështetje të agresionit rus, serbët vizatojnë shkronja "Z" në veturat e tyre
Lexo po ashtu Tubim në mbështetje të agresionit rus, serbët vizatojnë shkronja "Z" në veturat e tyre

Vaçiq vuri në dukje se “ndryshe nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë jetuar nga politika dhe në kurrizin e popullit për një kohë të gjatë, disa prej dekadash, ai është një kandidat nga populli”.

Ai ka shprehur besimin “se njerëzit do ta kuptojnë se pikëpamjet e tij nuk janë produkt i trajnimit në shkollat dhe seminaret partiake, por përkushtimi i tij ndaj patriotizmit serb”, sipas një deklarate nga e djathta serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori