LAJMI I FUNDIT:

Poni që jeton brenda në shtëpi ka mësuar edhe të hap dyert (Video)

Poni që jeton brenda në shtëpi ka mësuar edhe të hap dyert (Video)

Stacey Johnstone nga Renfrewshire e Skocisë, mban në shtëpi një poni të quajtur Bob, i cili ka sjelljet e një kafshe-manari shtëpiake.

Kali me përmasa të vogla, qëndron me orë para televizionit, kontrollon nëpër dollap për të gjetur ushqim dhe hap dyert me mjekër për të hyrë brenda, pa u ndihmuar nga askush, transmeton Telegrafi.


“I kemi pesë qenë dhe ponin Bob, i cili mendon se është njëri prej tyre. Ky do të jetë me ne gjatë gjithë jetës” ka thënë Johnstone lidhur me rastin.

Gjallesa që ka mbushur 17 vjet, i pëlqejnë shumë mollët, andaj godet me këmbët e pasme trungun e pemës dhe pret kur t’i bien frytet nga lartë. /Telegrafi/